• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KORONAVIRUSI NË ITALI/ 575 të vdekur në 24 orët e fundit
Home
Nderkombetare

KORONAVIRUSI NË ITALI/ 575 të vdekur në 24 orët e fundit

17 April, 2020 k.autor Botë, Nderkombetare

Sipas autoriteteve të Mbrojtjes Civile Italiane gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 575 viktima nga koronavirusi, për një total prej 22 745 vdekje që nga fillimi i epidemisë. Kujtojmë se një ditë më parë Italia raportoi 525 viktima.

Numri i të shëruarve sot është 2563 për një total prej 42 727.

Autoritetet raportuan edhe për 3493 raste të reja pozitiv nga Covid-19, shifra që e rrisin numrin e përgjithshëm të të infektuarve që nga fillimi i pandemisë në172 434.

Në kujdesin intensiv janë të shtruar 124 pacientë më pak se dje për një total prej 2812.

Në konferencën për shtyp të organizuar nga Instituti i Lartë i Shëndetit në Itali, epidemiologu Giovanni Rezza, drejtor i departamentit të sëmundjeve infektive të Institutit tha se ajo që shihet si piku i epidemisë është “një kulm artificial”, i gjeneruar nga masat e bllokimit dhe izolimit. Ulja e numrit të rasteve është e dukshme, tha Rezza, por virusi nuk po zhduket.

“Shpesh flasim për infeksione të reja, por në të vërtetë ato janë njoftime të vjetra”. Rezza gjithashtu sqaroi se koronavirusi tenton të jetë infektues para se të shfaqen simptomat dhe më pas infektimi ka tendencë të zvogëlohet. Është, një virus i ri i cili sillet ndryshe nga koronavirusi SARS i vitit 2003”, dhe shtoi se “në fazën 2 do të jetë e rëndësishme të forcohet veçanërisht kontrolli i territorit me identifikimin e shpejtë të shpërthimeve epidemike, testeve, gjurmimeve dhe izolimin e kontakteve”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "ISHIM NJË SKUADËR MEDIOKRE"/ Maradona dhe Kupa e Botës 1986: Dora e Zotit? Mbylle gojën dhe festo, idiot!
Previous article COVID19/ Franca vazhdon të jetë “vatër e nxehtë” e koronavirusit, shënohen 17 920 të vdekur në total

k.autor

Postime të ngjashme

SULMET E SHBA NË IRAN/ Qarkullimi i anijeve në Ngushticën e Hormuzit pothuajse tërësisht i bllokuar Botë

SULMET E SHBA NË IRAN/ Qarkullimi i anijeve në Ngushticën e Hormuzit pothuajse tërësisht i bllokuar

GROENLANDA I PËRGJIGJET TRUMP: Vendi ynë nuk është në shitje, të ardhmen e vendosim ne Botë

GROENLANDA I PËRGJIGJET TRUMP: Vendi ynë nuk është në shitje, të ardhmen e vendosim ne

"ARMËPUSHIMI ME TEHERANIN KA PËRFUNDUAR"/ Trump në samitin e NATO-s në Ankara: Udhëheqja iraniane, ‘kancer’ Botë

"ARMËPUSHIMI ME TEHERANIN KA PËRFUNDUAR"/ Trump në samitin e NATO-s në Ankara: Udhëheqja iraniane, ‘kancer’

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT