Ka shkuar në 79 numri i viktimave në Greqi si pasojë e COVID-19.
Ndërkohë që brenda 24 orëve të fundit janë regjistruar dhe 20 persona të tjerë të prekur nga virusi duke e çuar numrin total në 1,755.
Në një konferencë për shtyp, zëvendës Ministri i Mbrojtjes Civile dhe Menaxhimit të Krizave, Nikos Hardalias shprehet se masat izoluese të ndërmarra nga qeveria janë duke dhënë rezultate pozitive nga dita në ditë.
Gjithashtu ai shprehet se muaji prill do të jetë një prej muajve më tëvështirë për vendin në luftën kundër pandemisë, ndaj dhe masat do të mbeten strikte.
Që prej izolimit të vendit në vend janë aplikuar 21,308 gjoba për shkelje të masave të vendosura nga qeveria.