• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KORONAVIRUSI/ Në Bullgari 9.000 të testuar pozitiv dhe 308 viktima! Qindra mjekë kërkojnë dorëheqjen e Shtabit të Krizës Covid në Serbi
Home
Nderkombetare

KORONAVIRUSI/ Në Bullgari 9.000 të testuar pozitiv dhe 308 viktima! Qindra mjekë kërkojnë dorëheqjen e Shtabit të Krizës Covid në Serbi

21 July, 2020 Delo.autor Botë, Nderkombetare

Në Bullgari, ashtu si vendet e tjera të rajonit të Ballkanit, rimëkëmbja e fortë e infeksionit të shkaktuar nga koronavirusi po vazhdon. Në 24 orët e fundit në vend ka pasur 196 raste të reja, për një total të prekurish prej rreth 9000 pacientë

Siç raportohet nga media rajonale, gjatë ditës së fundit ka patur edhe 8 viktima, për një total vdekjesh prej 308.

Në spitalet e vendit ndodhen të shtruar 624 pacientë, 34 prej të cilëve janë në kujdesin intensiv të intubuar.

Për shkak të numrit të madh të punonjësve shëndetësorë të infektuar, deficiti i mjekëve dhe infermierëve në Bullgari po rritet.

Deri në fund të korrikut, në Bullgari mbetet ende në fuqi “situata e emergjencës shëndetësore”.

Serbi

Një grup prej më shumë se 300 mjekësh në Serbi, të mbledhur rreth nismës “Të bashkuar kundër COVID-19”, i shkroi letër të hapur Qeverisë së Serbisë, për t’u distancuar nga Shtabi i Krizës dhe për të kërkuar dorëheqjen e tij, duke thënë se Serbia ndodhet në një “katastrofë shëndetësore publike”.

“Lehtësimi i plotë i masave anti-epidemike në periudhën parazgjedhore (mitingjet, ndeshjet, turnetë, festimet) ka çuar në humbjen e kontrollit mbi situatën epidemiologjike dhe kjo në asnjë mënyrë nuk mund të justifikohet me motive profesionale”, thuhet në letrën e mjekëve.

Sipas mjekëve, situate e krijuar ka tronditur rëndë sistemin shëndetësor dhe ka minuar besimin e qytetarëve dhe të punonjësve të sektorit

Sipas shifrave zyrtare, Serbia ka konfirmuar mbi 20,000 raste pozitive me koronavirus dhe 472 viktima, deri 24 orë më pare.

Këtë muaj, autoritetet kanë rikthyer disa masa kufizuese, për të frenuar përhapjen e koronavirusit, të cilat ishin lehtësuar në maj dhe qershor.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article COVID-19/ Infektohen me koronavirus 30 të moshuar dhe 9 punonjës në azil në Prishtinë
Previous article ZBARDHET E SHKUARA E VIKTIMËS NË ELBASAN/ Më 2017-ën u arrestua për kokainë, si u ekzekutua në zonën më të populluar

Delo.autor

Postime të ngjashme

HAPJA E NGUSHTICËS SË HORMUZIT/ Irani paralajmëron tarifa për anijet Botë

HAPJA E NGUSHTICËS SË HORMUZIT/ Irani paralajmëron tarifa për anijet

TMERR NË BRITANINË E MADHE/ Çifti dënohet për vdekjen e foshnjes 13-muajshe që e kishin birësuar Botë

TMERR NË BRITANINË E MADHE/ Çifti dënohet për vdekjen e foshnjes 13-muajshe që e kishin birësuar

LAJM I MIRË PËR TREGJET E NAFTËS/ Trump: Hormuzi është i hapur, anijet po fillojnë të lëvizin Botë

LAJM I MIRË PËR TREGJET E NAFTËS/ Trump: Hormuzi është i hapur, anijet po fillojnë të lëvizin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT