Kryeministri i Britanisë së Madhe Boris Johnson është shtruar në spital ditën e sotme, 10 ditë pasi rezultoi pozitiv me koronavirus.
Një zëdhënës i kryeministrit tha se Johnson “shfaqi simptoma të vazhdueshme të koronavirusit, përfshi edhe temperaturë të lartë”.
Zëdhënësi tha se shtrimi i tij në spital është një “hap paraprak” i ndërmarrë pas këshillimit me mjekët.
Kryeministri mbetet përgjegjës për qeverinë dhe u bëri thirrje qytetarëve të ndjekin këshillat për distancimin shoqëror.
“Me këshillën e mjekut të tij, kryeministri sot është shtruar në spital për teste,” tha zëdhënësi i Johnson.