• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KORONAVIRUSI NË ANGLI/ Johnson masa të rrepta parandaluese: Jashtë vetëm për ushqim, ilaçe ose sporte
Home
Botë

KORONAVIRUSI NË ANGLI/ Johnson masa të rrepta parandaluese: Jashtë vetëm për ushqim, ilaçe ose sporte

24 March, 2020 Delo.autor Botë

Me 336 viktima dhe 6,726 të infektuar kryeministrit britanik Boris Johnson-it i është dashur përfundimisht të dorëzohet përballë pandemisë së koronavirus dhe të mbyllë gjithçka, duke kërkuar edhe izolimin e banorëve dhe lëvizjen e tyre vetëm për nevoja thelbësore siç janë ushqimi ose ilaçet. Nga sot e në vijim në Britani mbeten në funksion vetëm dyqanet ushqimore dhe farmacitë, ndërsa është urdhëruar ndalimi i çdo aktiviteti të panevojshëm, janë mbyllur të gjitha bizneset të cilat shesin mallra jo thelbësore si dhe janë mbyllur tubimet në publik e nuk lejohet lëvizja në grupe e njerëzve.

Pika e kthesës së politikës britanike përballë kësaj pandemie është njoftuar përmes një mesazhi dramatik të vetë kryeministrit Johnson drejtuar kombit.

“Ne kemi një detyrim të luftojmë së bashku, do të jetë e vështirë por do ta bëjmë”, ka thënë ndër të tjera Johnson.

Pavarësisht përhapjes së koronavirusit, shkallës së tij të rrezikshmërisë, por edhe paralajmërimeve të OBSH për marrjen e masave për tu mbrojtur nga pandemia, britanikët vendosën kishin kohë tashmë që vijonin të shpërfillnin  këshillat për të kufizuar kontaktet me njerëzit. Madje edhe këtë të dielë, falë diellit, mund të shihje parqe të mbushura plotë me njerëz, turma njerëzish po ashtu ishin formuar edhe tregje apo plazhe.

Nga sot e gjithë kjo e gjithë kjo është e ndaluar dhe se njerëzit do të qëndrojnë në izolim për të parandaluar përhapjen e pandemisë. Atyre iu lejohet të dalin jashtë, por vetëm një herë në ditë, të vetëm, si dhe vetëm për të përmbushur nevojat thelbësore, si ushqime, ilaçe apo sporte. Asnjë vizitë në familje apo miq. Vetëm punonjësit të cilët e kanë më se të nevojshme për shkak të detyrës që kanë, do të shkojnë në zyrë apo fabrikë, pjesa tjetër do të kryejnë punën e tyre nga distanca.

Javën e kaluar Johnson kishte mbyllur shkollat ​​dhe vendet e takimeve, nga pijet në restorante, deri tek kinematë e muzetë, por kjo nuk ishte e mjaftueshme. Kurba e të vdekurve pësoi njëlloj rritje sikurse në rastin e Italisë, ose ndoshta edhe më keq. Kjo ishte arsyeja pse u morën masa për një bllokim të përgjithshëm të vendit. Policia vijon patrullimet duke gjobitur kështu qytetarët e pabindur, të cilët vendosin të mos zbatojnë rregulloren, apo edhe për të shpërndarë ata të cilët planifikojnë organizime të tubimeve në këtë situatë të emergjencës shëndetësore.

Fillimisht kryeministri britanik Boris Johnson po shpresonte të mos ndiqte rrugën e vendeve të tjera evropiane duke u shprehur se: “Unë jam kundër ndalimit për asgjë”, mirëpo tashmë është dorëzuar plotësisht duke treguar figurën e një liberali të vërtetë.

Kufizimet e vendosura do të qëndrojnë në fuqi për të paktën tre javë si dhe do të qëndrojnë nën rishikim të vazhdueshëm. Johnson shpreson që situata e emergjencës shëndetësore me gjithë kufizimet e bëra të mos zgjasë gjatë, ndërkaq si pa kuptuar, për shkak të koronavirusit Britania e Madhe ka hyrë në një situatë që nuk e kishte njohur as gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KORONAVIRUSI/ Trump "korrigjon" gafën: COVID-19 nuk është faji i aziatiko-amerikanëve, ata janë njerëz të mrekullueshëm
Previous article HOROSKOPI PËR DITËN E SOTME, 24 MARS 2020/ Këtë shenjë e presin ndryshime të mëdha

Delo.autor

Postime të ngjashme

VALË E RE SULMESH NDAJ KIEVIT/ Dronët rusë vrasin 11 persona, 46 të tjerë të plagosur Botë

VALË E RE SULMESH NDAJ KIEVIT/ Dronët rusë vrasin 11 persona, 46 të tjerë të plagosur

"99% TË KOHËS BIEM DAKORD..."/ Netanyahu mohon përçarjen me Trump Botë

"99% TË KOHËS BIEM DAKORD..."/ Netanyahu mohon përçarjen me Trump

TRUMP FLET ME ZELENSKYN DHE PUTIN/ Rifillojnë përpjekjet për paqe në Ukrainë Botë

TRUMP FLET ME ZELENSKYN DHE PUTIN/ Rifillojnë përpjekjet për paqe në Ukrainë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT