• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 18 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

18 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
KORONAVIRUSI/ MSH: 67% e të prekurve janë shëruar. Fieri me risk të ulët për transmetim të infeksionit
Home
Sociale

KORONAVIRUSI/ MSH: 67% e të prekurve janë shëruar. Fieri me risk të ulët për transmetim të infeksionit

3 May, 2020 Delo.autor Aktualitet, Sociale

Pjesa më e madhe e personave të prekur nga COVID-19 janë shëruar. Gentiana Qirjako nga Instituti i Shëndetit Publik, gjatë përditësimit të sotëm deklaroi se që nga fillimi i epidemisë deri më sot janë konfirmuar pozitivë me COVID-19 në të gjithë vendin 795 qytetarë, por në këto momente pothuajse 67 % e tyre rezultojnë të shëruar.

Gjatë 24 orëve të fundit një tjetër zonë e Shqipërisë rezulton me risk të ulët për transmetim të infeksionit, që është Fieri dhe numri total i të shëruarve shkon në 531.

Sa i përket personave që aktualisht janë aktivë me COVID-19, Kruja është në vend të parë me 91 raste, e ndjekur nga Tirana, Kurbini, Shkodra dhe në total janë 233 persona aktivë me COVID19. Gjatë 24 orëve të fundit janë 6 raste të reja me koronavirus.

Sot janë në fuqi masat lehtësuese si lëvizja për të moshuarit deri në orën 10:00, për prindërit me fëmijët deri në 14 vjeç deri në orën 17:30, ndërsa të gjitha bizneset gjatë ditës së sotme do të jenë të mbyllura.

Duke filluar nga nesër datë 4 Maj do të shtohen “zonat e gjelbërta” edhe në bashkitë ku ka risk të ulët të transmetimit të infeksionit.

Në të gjithë vendin do të lejohet shërbimi taksi për udhëtimet ndërqytetase me deri dy pasagjerë, anëtarë të një familjeje.
Të riatdhesuarit që janë me banim në zonat e kuqe do të vetëkarantinohen në banesë.

Pavarësisht se nga e hëna do të ketë një lehtësim tjetër të masave, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i bën thirrje të gjithë qytetarëve që të vazhdojnë të respektojnë distancimin fizik dhe të mbajnë higjienën personale, ndërkohë që bizneset e hapura të respektojnë me rigorozitet protokollet e sigurisë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KORONAVIRUSI/ Një pjesë e Europës fillon të hënën heqjen graduale të kufizimit
Previous article KORONAVIRUSI/ 6 raste të reja SOT. Shkon në 795 numri i personave të prekur me COVID-19 në Shqipëri

Delo.autor

Postime të ngjashme

NISIN TENSIONET/ Policia hedh gaz lotsjellës në drejtim të protestuesve. Studentët rezistojnë, nuk tërhiqen Aktualitet

NISIN TENSIONET/ Policia hedh gaz lotsjellës në drejtim të protestuesve. Studentët rezistojnë, nuk tërhiqen

PROTESTA/ Deklarata zyrtare e Policisë: Sekuestruam një karikator me fishekë luftarakë, ja pse doli RENEA në bulevard Aktualitet

PROTESTA/ Deklarata zyrtare e Policisë: Sekuestruam një karikator me fishekë luftarakë, ja pse doli RENEA në bulevard

TENSIONE NË PROTESTË/ Nis hedhja e gurëve Aktualitet

TENSIONE NË PROTESTË/ Nis hedhja e gurëve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT