Ministria e Shëndetësisë ka konfirmuar ditën e sotme 4 raste të reja në Fier.
Personat që kanë rezultuar pozitiv, pak ditë më parë kishin shkuar në një ceremoni mortore, ku dyshohet se dhe janë infektuar me koronavirus.
Edhe ditën e djeshme u konfirmuan 7 raste edhe personat në fjalë kishin shkuar në një cermoni mortore.
Kujtojmë që Ministria e Shëndetësisë për shkak të pandemisë ka ndaluar dasmat, grumbulliminë në ceremonitë mortore apo çdo aktivitet tjetër me shumë persona.
Deri më tani në vendin tonë 199 persona e kanë humbur betejën me koronavirusin, ndërsa numri i përgjithshëm i të infektuarve ka shkuar në 6411.


