• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
KORONAVIRUSI/ Mjeku shqiptar në vijën e zjarrit në Turqi sqaron dy ditët e qetësisë së “rreme” të COVID-19: Si të veprojmë
Home
Nderkombetare

KORONAVIRUSI/ Mjeku shqiptar në vijën e zjarrit në Turqi sqaron dy ditët e qetësisë së “rreme” të COVID-19: Si të veprojmë

22 April, 2020 Delo.autor Aktualitet, Breaking News, Nderkombetare

Mjeku shqiptar në vijën e zjarrit në Turqi, Dr. Belgin Sait mjeku ka folur për situatën e koronavirusit.

Situata sipas tij në Turqi është menaxhuar për shkak të reagimit të shpejtë edhe pse nuk kishte një protokoll të hartuar për COVID-19. Mjeku shqiptar sqaroi në“ABC e Mëngjesit” se 60% të personave të prekur nga koronavirusi i përmban Stambolli.

Gjatë intervistës ai tha për gazetarin Enkel Demi se kjo sëmundje ka dy faza, faza e parë që fillon nga simptoma e parë deri në ditën e 6 ku 90% e pacientëve pas kësaj faze kalojnë në një situatë të qëndrueshme.

Por, gjithashtu pacientët që kalojnë fazën e parë, nga dita e 6 deri në ditën e 8 kanë një qetësim 2-ditor dhe më pas kalohet në fazën e dytë. Pra nga dita e 8 në ditën e 10.

Sipas tij kjo është faza ku pacienti kalon në një gjendje intensive dhe rreziku për të humbur është i madh. “Ky është edhe momenti ku mjekut kanë mundësi ta kontrollojnë situatën.

“Kemi kaluar javën e 6 ku ishte edhe fluksi më i madh i pacientëve. Stambolli përmban 60% të personave të infektuar. Deri tani e ka përballuar më mirë situatë. Kapaciteti i spitaleve është i mjaftueshëm dhe personeli i mjekësisë ka përparuar shumë kohët e fundit duke ndikuar pozitivisht në përballimin e situatës. Kjo sëmundje përmban disa sisteme. Duhet të dimë kur ka filluar simptoma e parë. Stafi mjekësor duhet të jetë i kujdesshëm që nga momenti i ditës së parë i infektimit.

Anamneza duhet të jetë e saktë, ndërkohë duhet të bëhet tirazhi. Kjo sëmundje çon në fazën e dytë pacient që kanë probleme vaskulare. Kur pacienti hyn ditën e parë duhet të identifikohet sa përqind e mushkërisë është prekur. Në “furtunën” e sëmundjes kemi ilaçin tocilizumab. Por, kjo duhet të jetë në fazën e dytë dhe jo të përdoret në momentit kur pacienti është në terapi intensive pasi atëherë është shumë vonë”, sqaroi mjeku.

A duhet besimtarët myslimanë të mbajnë ramazan në këtë situatë të COVID-19?

Sait: Kjo është shumë e vështirë për përgjigje. Ky nuk është vetëm problem shkencor. Ata që kanë sëmundje kardiovaskulare, diabet apo sëmundje kronike dhe kryesisht mosha mbi 50 vjeç janë të rrezikuar. Por është një grup i vogël që mund të diskutohet dhe kjo duhet të jetë edhe një përgjegjësi individuale.

Ju vetë do të mbani Ramazan?

Sait: Unë po, ishalla mund të mbaj/abcnews.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article AGJERIM NË KOHËN E KORONAVIRUSIT/ OBSH publikon udhëzimet për Ramazanin gjatë pandemisë
Previous article KORONAVIRUSI/ Më shumë se 2.5 milionë të infektuar, viktima 177 mijë në gjithë botën

Delo.autor

Postime të ngjashme

FOTOLAJM/ Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes protestuesve Aktualitet

FOTOLAJM/ Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes protestuesve

PROTESTA/ Murgesha: Veriun e kanë harruar, po na ra një sëmundje ne jemi përtokë Aktualitet

PROTESTA/ Murgesha: Veriun e kanë harruar, po na ra një sëmundje ne jemi përtokë

"RAMA, NE TA GRISIM KONTRATËN"/ Flamuj dhe pankarta, Bulevardi ndizet nga blicët e telefonëve Aktualitet

"RAMA, NE TA GRISIM KONTRATËN"/ Flamuj dhe pankarta, Bulevardi ndizet nga blicët e telefonëve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT