• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
KORONAVIRUSI/ Mjeku Koraqi: Situata do të rëndohet në dimër, pasi përveç Covid janë edhe virozat e stinës. Është e pamundur…
Home
Sociale

KORONAVIRUSI/ Mjeku Koraqi: Situata do të rëndohet në dimër, pasi përveç Covid janë edhe virozat e stinës. Është e pamundur…

21 September, 2020 s.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Shkencëtarët, profesionistët e shëndetit gjithnjë e më shumë po zbulojnë fakte të reja se si po sillet Covid-19 në popullata, apo në shtete të ndryshme të botës. U tha se virusi do të sillej më “butë” gjatë verës duke u ndikuar nga temperaturat e larta, por kjo nuk ndodhi me numrin e infektimeve të cilat u rritën dhe vazhdojnë të jenë të larta në të gjithë botën , duke përfshirë edhe vendin tonë.

Që nga shfaqja e pandemisë e deri më sot, studuesit janë shprehur se Covid-19 ka pësuar shumë mutacione. Pak kohë më parë një grup shkencëtarësh amerikanë dhe britanikë, përkatësisht në New Mexico dhe nga University College of London arritën në konkluzionin se SarsCov2 që nga shfaqja e tij ka pësuar mbi 198 mutacione.

Studimi është publikuar në revistën shkencore “Biorxiv” dhe thuhet se një nga variantet e mutacioneve po bëhet gjithnjë e më dominant dhe po përhapet më shumë.

Sipas tyre, përhapja masive e këtij varianti mund të shtojë sërish ritmet e infektimeve, që mund të jenë më të larta se deri më tani.

Në lidhje me këtë çështje, Shefi i Laboratorit të Mikrobiologjisë në QSUT, Andi Koraqi tregoi në “Wake Up” në Top Channel se çfarë pritet të ndodhë në dimër.

“Situata do të rëndohet në dimër, pasi përveç Covid janë edhe virozat e stinës. Është e pamundur që vetëm nga ana klinike të dallohet nëse është Covid apo diçka tjetër, duhet patjetër ekzaminim laboratorik.

Simptomat e tjera nuk duhen neglizhuar, por duhet pasur konsultim me mjekun e familjes, ose edhe mjekun që ju ka në përgjegjësi”, deklaroi Koraqi.

Për sa i përket përhapjes së koronavirusit në shkolla, ai tha: “Shkolla mund të sjellë rritje të rasteve, por duhen respektuar masat dhe të bëhen testime masive për të mbajtur nën kontroll situatën”.

I pyetur nëse mutacionet që ka pësuar Covid-19 e vështirësojnë gjetjen e një vaksine, mjeku argumentoi që: “mutacioni nuk ndikon të vaksina”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ORGANIZIMI I ASAMBLESË DHE RAPORTIMI PËR QARQET/ Mblidhet sot grupi parlamentar i PS-së
Previous article "KAM KALUAR SHUMË KOHË NË FILLIM..."/ Jona Spahiu flet për mëmësinë dhe i frymëzon të gjitha mamatë me këtë shkrim (FOTOT)

s.autor

Postime të ngjashme

DETAJE NGA ATENTATI I DËSHTUAR NË LEZHË/ Vrasja do kryhej në mëngjes, por objektivi prishi planet e ekzekutorëve Aktualitet

DETAJE NGA ATENTATI I DËSHTUAR NË LEZHË/ Vrasja do kryhej në mëngjes, por objektivi prishi planet e ekzekutorëve

PROTESTA KUNDËR QEVERISË/ Qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë, kërkojnë dorëheqjen e Ramës Aktualitet

PROTESTA KUNDËR QEVERISË/ Qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë, kërkojnë dorëheqjen e Ramës

"MESAZHI I FUNDIT ISHTE MË 23 SHTATOR"/ Zhduket inxhinieri shqiptar pas sulmit me dronë në Detin e Zi, babai i tij i bën apel shtetit për ndihmë Aktualitet

"MESAZHI I FUNDIT ISHTE MË 23 SHTATOR"/ Zhduket inxhinieri shqiptar pas sulmit me dronë në Detin e Zi, babai i tij i bën apel shtetit për ndihmë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT