• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
KORONAVIRUSI/ Mjeku infeksionist: Mundësitë janë të mëdha që të kemi të infektuar, ja si do të veprojmë
Home
Sociale

KORONAVIRUSI/ Mjeku infeksionist: Mundësitë janë të mëdha që të kemi të infektuar, ja si do të veprojmë

24 February, 2020 k.autor Aktualitet, Sociale

Mjeku infeksionist në QSUT, Pëllumb Pipero, tha se mundësinë janë të mëdha që Shqipëria të ketë raste te infektuar me koronavirus.

I ftuar në rubrikën “Opinion”, në News24, mjeku infeksionist deklaroi se shëndetësia ka të gjitha kapacitetet për të trajtuar rastet e para të prekur me këtë virus vdekjeprurës, ndërsa shtoi se ka dhe një laborator me standarde bashkëkohore, që mund të nxjerrin analizat brenda ditës.

“Mundësitë janë të mëdhaja që ta kemi një rast. Janë marrë të gjitha masat, që një rast, që vjen si i dyshuar, pra ka shenjat e gripit dhe kthehet nga një zonë ku koronavirusi është i lartë, përballet me personel të veshur tërësisht, futet në dhomën e veçantë, që është e izoluar, me aspirator. Unë jam kundër karantinës së ekzagjeruar, unë mund të bëj karantinë për një person që vjen nga Italia ose Kina, i vë termometrin në Rinas dhe është me temperaturë, dhe e mbaj disa orë, derisa të vërtetoj nëse ka apo jo koronavirus. Vështirësia në frymëmarrje është shenjë e rëndësishme klinike, që tregon koronavirusin.

Asnjë vend në botë, sado i sofistikuar e i pasur të jetë, nuk i ka kapacitet për të përballuar një virus. Rasti i Kinës e tregoi këtë. Pra, momenti i parë është shumë i vështirë, se nuk dihet sa të prekur do ketë. Unë them që kemi të gjitha kapacitetet të mirëadministrojmë rastet e para. Kemi një laborator të standardeve bashkëkohore, që në disa orë vë diagnozën. Jap mesazhe realiste, jo qetësuese, pra i kemi të gjitha kapacitetet të përballemi për fazën e parë, më tej kapacitetet do të krijohen në bazë të situatës”, tha mjeku.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NËSE SHIHNI NJË.../ Imazhi i parë që dalloni në foto tregon për personalitetin tuaj
Previous article SHKON NË 6 NUMRI I VIKTIMAVE NË ITALI/ Mbi 220 të infektuar...

k.autor

Postime të ngjashme

PEZULLOHET OPERACIONI PËR SHKAK TË ERRËSIRËS/ Vatra e zjarrit në Drenije vijon të mbetet aktive Aktualitet

PEZULLOHET OPERACIONI PËR SHKAK TË ERRËSIRËS/ Vatra e zjarrit në Drenije vijon të mbetet aktive

AKSIDENT I TREFISHTË NË RRUGËN SARANDË-KSAMIL/ Turisti spanjoll transportohet tek Trauma Aktualitet

AKSIDENT I TREFISHTË NË RRUGËN SARANDË-KSAMIL/ Turisti spanjoll transportohet tek Trauma

AKUZOHET PËR KANOSJE/ Shpallet në kërkim ish-zyrtari i Policisë Uljan Shpataraku Aktualitet

AKUZOHET PËR KANOSJE/ Shpallet në kërkim ish-zyrtari i Policisë Uljan Shpataraku

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT