• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 29 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

29 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
KORONAVIRUSI/ Mjeku analizon shifrat alarmante të COVID dhe qetëson qytetarët: Mos u hutoni, ka ritme të mëdha zbulimi, por…
Home
Sociale

KORONAVIRUSI/ Mjeku analizon shifrat alarmante të COVID dhe qetëson qytetarët: Mos u hutoni, ka ritme të mëdha zbulimi, por…

17 June, 2020 s.autor Aktualitet, Sociale

Mjeku Ilir Alimehmeti komenton shifrat alarmante të katër ditëve të fundit, ku pati një rritje të frikshme të numrit të të infektuarve me koronavirus në vendin tonë, që arriti kulmin ditën e djeshme me 82 raste pozitive.

teksa analizon të gjitha shifrat zyrtare të publikuara nga Ministria e Shëndetësisë, mjeku Alimehmeti thekson se ka më shumë raste, por duken kryesisht raste të lehta ose asimptomatike!

“Pra, miqtë e mi, mos u hutoni vetëm nga rastet e reja! Shifrat kryesore janë shtrimet spitalore dhe këto nuk shfaqin asnjë përkeqësim! Në vlera absolute shtrimet spitalore kanë mbetur njësoj në këto katër ditë edhe pse ka ritme të mëdha zbulimi epidemiologjik!”, shkruan mjeku mes të tjerash.foto galeri foto galeri foto galeri

Mesazhi i plotë:

Katër ditë me “shumë” raste të reja pozitive për SARS-CoV-19.
❓ Çfarë do të thotë?

➡️ Në përgjithësi, po gjejmë më shumë raste por duken kryesisht raste të lehta ose asimptomatike!

➡️ Le t’i analizojmë me kujdes të gjitha shifrat miqtë e mi, të cilat ofrohen qartë nga autoritetet zyrtare!
(Burimi: Ministria e Shëndetësisë)

🚩 Raste të reja pozitive:
13 Qershor: 48 raste të reja (389 raste aktive)
14 Qershor: 57 raste të reja (441 raste aktive)
15 Qershor: 69 raste të reja (499 raste aktive)
16 Qershor: 82 raste të reja (571 raste aktive)

🚩 Testime:
13 Qershor: 270 testime (17.8% pozitive)
14 Qershor: 362 testime (15.7% pozitive)
15 Qershor: 319 testime (21.6% pozitive)
16 Qershor: 364 testime (22.5% pozitive)

🚩 Të shtruar në spital (përfshihen edhe shtrimet e lehta edhe shtrimet në intensiv):
13 Qershor: 52 të shtruar (13.4% e rasteve aktive)
14 Qershor: 47 të shtruar (10.7% e rasteve aktive)

15 Qershor: 50 të shtruar (10.0% e rasteve aktive)
16 Qershor: 50 të shtruar (8.8% e rasteve aktive)

🚩 Të shtruar në terapi intensive (përfshihen edhe pacientët e intubuar):
13 Qershor: 7 në terapi intensive (1.8% e rasteve aktive)
14 Qershor: 7 në terapi intensive (1.6% e rasteve aktive)
15 Qershor: 7 në terapi intensive (1.4% e rasteve aktive)
16 Qershor: 8 në terapi intensive (1.4% e rasteve aktive)

🚩 Të shtruar në terapi intensive dhe të intubuar:
13 Qershor: 1 i intubuar (0.03% e rasteve aktive)
14 Qershor: 1 i intubuar (0.02% e rasteve aktive)
15 Qershor: 1 i intubuar (0.02% e rasteve aktive)
16 Qershor: 2 të intubuar (0.04% % e rasteve aktive)

Cit. Ministria e Shëndetësisë: “Ne 24 orët e fundit ka ndërruar jetë një pacient 68 vjeç, nga Puka, i cili vuante nga SPOK (Sëmundje Pulmonare Obstruktive Kronik) dhe ishte në gjendje të rëndë, i intubuar prej disa ditësh.”
🙏Ngushëllime familjes!🙏
❓A ishte infektim spitalor apo komunitar nuk saktësohet në njoftimin më sipër.

✅ Pra, miqtë e mi, mos u hutoni vetëm nga rastet e reja!

✅ Shifrat kryesore janë shtrimet spitalore dhe këto nuk shfaqin asnjë përkeqësim!

✅ Në vlera absolute shtrimet spitalore kanë mbetur njësoj në këto katër ditë edhe pse ka ritme të mëdha zbulimi epidemiologjik!

✅ Në vlera relative, shtrimet spitalore janë ulur si përqindje e rasteve aktive të gjetura!

Ndërkohë mos harroni të ruani distancimin fizik dhe higjienën e kujdesshme!
Evitoni grumbullimet!

Dr. Shk. Ilir Alimehmeti
Epidemiolog Klinik
Fakulteti i Mjekësisë, UMT

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ELITA NDAN POZAT "TËRHEQËSE"/ Vëmendjen e merr komenti i Gjikos (FOTO)
Previous article "QINDRA SHPËRTHIME COVID PO VIJNË"/ Fillimi i fazës së re të pandemisë ndez alarmin e kuq

s.autor

Postime të ngjashme

INCIDENT NË ZONËN E MALIQIT/ Rrëzohet aksidentalisht nga shkëmbi një person Aktualitet

INCIDENT NË ZONËN E MALIQIT/ Rrëzohet aksidentalisht nga shkëmbi një person

PROTESTA E 29 NË TIRANË/ Nga sheshi 'Skëndërbej' qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë: Rama n'burg, Berisha n'burg Aktualitet

PROTESTA E 29 NË TIRANË/ Nga sheshi 'Skëndërbej' qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë: Rama n'burg, Berisha n'burg

TENSIONE TE KRYEMINISTRIA/ Policia heq instalacionin e këpucëve, protestuesit përplasen me uniformat blu Aktualitet

TENSIONE TE KRYEMINISTRIA/ Policia heq instalacionin e këpucëve, protestuesit përplasen me uniformat blu

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT