Shumë qytetarë e kanë marrë lehtë koronavirusin dhe po të mos ishte për vendimin e marra nga Qeveria për mbylljen e lokaleve, edhe sot mund t’i kishe plot kafenetë.
Një mjeke, e cila ka preferuar të qendrojë anonime, thotë se në fakt, koronavirusi nuk duhet marrë aq lehtë sa e pandehin njerëzit.
“Fakti qe koronavirus trajtohet si nje grip i thjeshte eshte Fake Neës.
Fakti qe kafenete jane plot, tregon se sa pak ndergjegjesim ka per natyren e vertete te virusit.
Po ju kujtoj:
1.Pacienti 0 ne Itali, arriti te marre fryme pa ndihmen e aparaturave vetem dje (spitalizuar qe prej me shume se 2 muajve).
2.14 dite pa simptoma dhe nderkohe mund te percillet tek cdo kontakt i mundshem.
Eshte e vertete qe vdekshmeria eshte e ulet tek moshat e reja, por nevoja per trajtim ne spital eshte e domosdoshme.
3.Nuk kalohet në kushte shtëpiake, qe do te thote qe do i zesh vendin ne spital dikujt qe eshte me vulnerabel se ty.
4.Ruani veten që mos të arrijmë si Italia, që i po i ofrojnë shërbim spitalor atyre që kanë shanse të mbijetojnë dhe po dërgojnë në shtëpi për të vdekur të moshuarit dhe të sëmurët kronikë”, thotë ajo.
(TemA)


