Personeli mjekësor i spitalit të Beratit është vetëkarantinuar ditën e djeshme për shkak se një paciente që kishte shkuar për trajtim atje nuk tregoi të vërtetën që kishte qenë në Itali dhe ishte paraqitur me simptoma gripi. Drejtoresha e ISHP-së, Albana Fico tha se personeli i vetëkarantinuar është testuar dhe ka dalë negativ.
Albina Fico tha se nuk rezulton të ketë raste të dyshuara të ekipit mjekësor nga Durrësit, aty ku ndërroi jetë 73-vjeçarja nga Durrësi.
Ndëkrohë në spitalin e Fierit ndërkohë janë vetëkarantinuar personeli mjekësor që i ka shërbyer një pacienteje 63-vjeçare e cila më tej pas analizave të bëra në ISHP rezultoi pozitive.


