• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
KORONAVIRUSI/ Mjek dhe prind në kohën e COVID-19: Rrëfimi i çiftit shqiptar për betejën në spitalet italiane
Home
Sociale

KORONAVIRUSI/ Mjek dhe prind në kohën e COVID-19: Rrëfimi i çiftit shqiptar për betejën në spitalet italiane

28 June, 2020 Delo.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

“Tashmë është ora pesë, duhet të nxitoj për në punë, puth fëmijët dhe vendos maskën”.

Kështu nis dita për Zhuljeta Ceni, një mjeke shqiptare në Itali, e cila së bashku me bashkëshortin e saj Altin Kola kanë qenë në vijën e parë të luftës kundër koronavirusit COVID-19 në vendin fqinj.

Prej 20 vitesh ata kanë emigruar në Itali, menjëherë pas përfundimit të studimeve në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Tiranës.

Ata u vendosën në Nettuno, një qytet në provincën e Romës, ku më pas me kalimin e viteve krijuan familje me dy fëmijët e tyre Martina (15) dhe Andrea (10).

Në Itali patën mundësi të zhvillonin karrierën e tyre profesionale, Altini si mjek pranë spitalit I.C.O.T në Latina, qendër hyperbarike, dhe Zhuljeta si mjeke laboratori pranë spitalit S. Maria di Loreto Nuovo në Napoli.

Ata rrëfejnë në një intervistë për Agjencinë Telegrafike Shqiptare se në spitalet ku punojnë u përballën drejtpërdrejt me situatën e krijuar nga pandemia e koronavirusit.

“Sa mbaruam Universitetin në 1998 nisëm një sfidë të re, emigracionin, me ide të qarta për të krijuar një të ardhme ndryshe nga ajo që kishim jetuar deri në 1998. Kështu në fund të 1999 erdhëm në Itali, ku brenda pak kohe, me vullnetin e dëshirën që karakterizonte çdo shqiptar në atë kohë arritëm të ushtrojmë profesionin tonë si mjek”, tregon Zhuljeta.

“Me entuziazmin e një mjeku të ri dhe oportunitetet që ofroheshin u futëm në një ritëm jete me shpejtësi të jashtëzakonshme. Për shumë persona të jesh mjek është privilegj edhe ne për shumë kohë jemi munduar ta bindim veten që është privilegj e duke shtuar mbrapa që është detyrë, pasion, përkushtim, rrezik, stres, por është dhe kënaqësi pa fund që të kuptosh e të veprosh për të shpëtuar jetë”, vijoi ajo.

Zhuljeta, si mjeke laboratori në spitalin S. Maria di Loreto Nuovo në Napoli ishte personi ku bëheshin analizat e pacientëve të shtruar në spital me COVID-19.

Ajo shprehet se ditët e para ishin mjaft të vështira pasi pak njihej nga virusi COVID-19 dhe ende nuk dihej shkalla e madhe e përhapjes. Por rrefën ajo me kalimin e ditëve përveç të panjohurës u shtua shumë edhe numri i pacienteve me koronavirus të shtruar në spitalin ku punonte.

“COVID-19 na hoqi kënaqësinë e të qenurit mjek që me vdekjet e para, hoqi besimin në vetvete, hoqi sigurinë, shtoi stresin, rrezikun, shtoi fajin për pafuqinë për të mundur virusin, kur të gjithë shihnin mjekët si heronj, ne shihnim veten si të paaftë për të luftuar me një armik të panjohur, por të vendosur për të qenë në front të luftës”, shprehet Zhuljeta.

“Fillimi i marsit ishte periudha më e vështirë për ne. Me mbylljen e shkollave për prindër që punojnë si mjekë, stresi nuk vinte nga frika ndaj virusit, por si do të arrinim të ishim prind e mjek në të njëjtën kohë, larg nga familjet e të afërmit si do të organizohemi për turnet e natës që të mos mbeteshin vetëm fëmijët”, theksoi ajo.

“Si mund t’i mbronim ata nga rreziku që ne ekspozoheshim çdo ditë, duke qenë që spitali ku punoja në mars u kthye vetëm COVID.  24 orë në ditë nuk mjaftonin, mësues matematike dhe gramatike paradite, mama dhe baba në drekë, shok e shoqe loje pasdite e natën në punë. Po të arrinim të ishim të gjithë bashkë një ditë të tërë në javë ishte luks. Mbase ritmi i shpejtë e pa pushim që u detyruam të aplikojmë nuk na linte kohë që të mendonim e reflektonim për situatën që po jetonim”, rrëfen ajo për ATSH-në.

Nga ana tjetër në spitalin ku punon doktor Altini si mjek hyperbarik, edhe pse nuk ishte spital COVID, puna vazhdoi njëlloj si më parë duke marrë gjithë masat e sigurisë ndaj COVID në mënyrë që të mos ndërprisnin vazhdueshmërinë terapeutike të pacientëve në trajtim duke qenë e vetmja qendër funksionante në të gjithë prefekturën e Lacios.

Ai shprehet se ka qenë e vështirë fillimisht të përballej me këtë sëmundje e cila ishte e panjohur dhe ende ka disa aspekte që akoma nuk njihen tamam.

Ai thekson se në spitalin ku punon u morën të gjitha masat mbrojtëse. “Në spital vinin pacientë të cilët kërkonin përkujdesje”, tregon ai.

Aktualisht, situata duket më e qetë, por të gjithë i druhen një rikthimi apo një vale të dytë, e cila sigurisht do të sillte sërish vështirësi në sistemin shëndetësor.

I pyetur sesi e vlerëson situatën që kaloi edhe vendi ynë në këtë pandemi, doktor Altini u shpreh se Shqipëria arriti ta përballojë shumë mirë valën e parë të pandemisë, duke pasur një numër të vogël të prekurish.

“Ndryshimi i Shqipërisë me Italinë është sepse popullsia në Shqipëri është ndryshe, vendbanimet janë ndryshe. Në fakt përhapja në Shqipëri ishte më e madhe aty ku kishte njerëz që vinin nga jashtë sidomos me Italinë dhe ku dendësia e popullsisë është e lartë për shembull Durrësi, Tirana, Shkodra, Kruja, kurse pjesa lindore e Shqipërisë ku dendësia e popullsisë është e ulët ka një përhapje më të paktë të virusit”, thotë ai.

Ai thekson se është shumë e rëndësishme që qytetarët të ndërgjegjësohen që virusi ende nuk është larguar dhe se duhen zbatuar dhe ndjekur me përpikmëri të gjithë këshillat e mjekëve si dhe duhet patur kujdes me higjienën personale.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DRAFTI PËR 1 KORRIKUN/ BE ka dyshime për disa shtete, a do të lejohet hapja e kufijve me Shqipërinë?
Previous article ARRESTIMI I BASHKËPUNTORIT TË EDUART LAMAJT/ Reagon policia: Xhepaj dyshohet si autori i dytë i vrasjes së dyfishtë në Laç

Delo.autor

Postime të ngjashme

TRANSFERIMI NË FIER/ Reagon Veliaj: Ende nuk i di arsyet e këtij “rrëmbimi policor” që cënon të drejtat e mija Aktualitet

TRANSFERIMI NË FIER/ Reagon Veliaj: Ende nuk i di arsyet e këtij “rrëmbimi policor” që cënon të drejtat e mija

NUK NDALEN TË RINJTË/ Marshuan në rrugët e Tiranës, studentët protestë para Ministrisë së Arsimit Aktualitet

NUK NDALEN TË RINJTË/ Marshuan në rrugët e Tiranës, studentët protestë para Ministrisë së Arsimit

VELIAJ TRANSFEROHET NGA DURRËSI NË PARABURGIMIN E FIERIT/ Vendimi jo me kërkesën e tij Aktualitet

VELIAJ TRANSFEROHET NGA DURRËSI NË PARABURGIMIN E FIERIT/ Vendimi jo me kërkesën e tij

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT