“Ne kemi izoluar virusin”, kështu tha Ministri i Shëndetësisë italiane, Roberto Speranza në një konferencë për shtyp në Spallanzani.
Speranza gjithashtu siguron që zbulimi të vihet në dispozicion të të gjithë komunitetit shkencor: «është një lajm me rëndësi ndërkombëtare. Ky rezultat do të thotë të kemi shumë më shumë shanse për të kuptuar, për të studiuar, ne jemi shumë krenarë që vendi ynë e ka arritur këtë qëllim ».
«Hapësirat janë të hapura për teste të reja diagnostikuese dhe vaksina. Italia bëhet partneri referencë për këtë studim, “tha drejtori shkencor i Institutit Spallanzani Giuseppe Ippolito.
Dy turistët kinezë të testuar pozitivisht për koronavirus janë shtruar në spitalin Spellanzani.


