• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
LAJMI I MIRË/ Ministri gjerman i Shëndetësisë: Përhapja e virusit është bërë e menaxhueshme
Home
Nderkombetare

LAJMI I MIRË/ Ministri gjerman i Shëndetësisë: Përhapja e virusit është bërë e menaxhueshme

17 April, 2020 k.autor Botë, Nderkombetare

Ministri i Shëndetësisë Spahn konsideron se masat në Gjermani janë të suksesshme. Në Gjermani, nga mesi i gushtit do të prodhohen çdo javë miliona maska mbrojtëse.

Gjermania është e hapur për pranimin e pacientëve të tjerë të huaj me COVID-19. Sipas Ministrit të Shëndetësisë Jens Spahn, ai do të flasë me kolegët jashtë vendit për përmasat në të cilat do të trajtohen në Gjermani pacientët e rinj të huaj. Spahn-i më parë kishte deklaruar se afro 10.000 shtretër të kujdesit intensiv falas janë bosh dhe ato mund të përdoren nga të tjerë, minus një rezervë prej 25-30 përqind.

Jens Spahn bëri më tej të ditur se janë lidhur marrëveshjet e para për prodhimin e maskave mbrojtëse mjekësore në Gjermani, në luftën kundër virusit të koronës. Pas një tenderi të parë, kontratat iu dhanë rreth 50 ndërmarrjeve, thotë politikani i CDU-së. Me to do të prodhohen që prej mesit të gushtit, dhjetë milion maska speciale FFP2 dhe 40 milion maska kirurgjike në javë. Kjo do të mbulojë kërkesat bazë për sistemin shëndetësor.

Ministri Federal i Shëndetësisë Jens Spahn pret gjithashtu që në javët e ardhshme të dalë një aplikacion i celularëve inteligjentë, për të gjurmuar kontaktet e atyre të infektuar me viruse. Parë nga perspektiva e sotme, “mund të flitet më tepër për katër javë sesa dy javë” derisa të jetë në dispozicion një program funksional që i plotëson të gjitha kërkesat, tha Spahn. Aplikacioni duhet të garantojë sigurinë dhe mbrojtjen e të dhënave, si dhe të përmbushë përfitimin epidemiologjik.

Në konferencën e shtypit me ministrin Spahn, presidenti i Institutit Paul Ehrlich, Klaus Cichutek, njoftoi se edhe në Gjermani do të fillojnë së shpejti provat klinike për një vaksinë. Në të gjithë botën kanë nisur katër prova klinike, tha Cichutek. Ai që zgjat shumë nuk është licensimi i një vaksine, por zhvillimi për të arritur një vaksinë efektive, por edhe të tolerueshme, tha ai.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article COVID-19/ Paralajmërimi i OBSH: Afrika mund të jetë epiqendra tjetër e infektimit
Previous article "NGA JAVA TJETËR NIS..."/ Rama fal gjobat për këmbësorët dhe automjetet

k.autor

Postime të ngjashme

"JAM NË LISTËN E TYRE PREJ KOHËSH"/ Trump paralajmëron Iranin: Nëse më vrasin, kam lënë urdhra që ta bombardojnë si kurrë më parë Botë

"JAM NË LISTËN E TYRE PREJ KOHËSH"/ Trump paralajmëron Iranin: Nëse më vrasin, kam lënë urdhra që ta bombardojnë si kurrë më parë

ANALIZA: Çfarë tregon për Republikën e re Islamike mungesa e Mojtaba Khameneit në varrimin e të atit? Botë

ANALIZA: Çfarë tregon për Republikën e re Islamike mungesa e Mojtaba Khameneit në varrimin e të atit?

TRONDITET BRITANIA/ Ish-ministrja e Burgjeve gjendet e vdekur, dyshime për vrasje Botë

TRONDITET BRITANIA/ Ish-ministrja e Burgjeve gjendet e vdekur, dyshime për vrasje

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT