• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 20 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

20 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
KORONAVIRUSI/ Ministrat e bujqësisë të Ballkanit Perëndimor në video-konferencë. Çuçi: Të shmangim vonesat në…
Home
Sociale

KORONAVIRUSI/ Ministrat e bujqësisë të Ballkanit Perëndimor në video-konferencë. Çuçi: Të shmangim vonesat në…

8 April, 2020 k.autor Aktualitet, Sociale

Ministrat e Bujqësisë të vendeve të Ballkanit Perëndimor zhvilluan sot një video-konferencë për të diskutuar mbi situatën në sektorin bujqësor në kushtet e emergjencës së Covid-19 dhe masat që duhet të ndërmarrim për të amortizuar efektet e kësaj krize. Merrnin pjësë gjithashtu edhe ministrat e dy vendeve të BE-së, Kroacisë dhe Sllovenisë.

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Bledi Çuçi, i njohu homologët e tij me masat që ka ndërmarrë Shqipëria për vijimin e import-eksportit dhe aktivitetit normal në zonat rurale dhe sektorin e agrobiznesit. Në mënyrë që të mos ketë vonesa në furnizimin me ushqime, Shqipëria ka kufizuar në minimum periudhën e inspektimit në pikat kufitare. Të njëjtën gjë ministri Çuçi kërkoi edhe nga vendet e Ballkanit Perëndimor.

“Gjatë këtij takimi propozova gjithashtu monitorim nga afër të nivelit të prodhimit dhe furnizimit me produkte bujqësore dhe ushqimore në vendet e rajonit në mënyrë që të mos gjendemi përpara të papriturave pasi askush nuk di të thotë se sa do të zgjasë beteja me Covid-19. Në këtë situatë është shumë e rëndësishme që vendet tona të respektojnë parimet për tregtinë e lirë në rajon, si dhe të komunikohet rregullisht përmes kësaj platforme për iniciativat e reja dhe paketat e politikave për të mbështetur fermerët dhe përpunuesit në këtë periudhë”, është shprehur ministri Çuçi.

Ai tha gjithashtu se krahas masave përkatëse që merr çdo vend në mënyrë të pavarur, është gjithashtu e rëndësishme të dëshmojmë solidaritet dhe të funksionojmë si një treg i vetëm.

“Përmes kësaj platforme të krijuar tashmë, ne do të informohemi reciprocikisht për nismat e qeverive të vendeve tona dhe paketat mbështetëse për sektorin bujqësor, në mënyrë që të minimizojmë efektet e krizës së shkaktuar nga kjo pandemi”, theksoi ministri Çuçi gjatë komunikimit online me homologët nga vendet e Ballkanit Perëndimor, si dhe Kroacisë e Sllovenisë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KORONAVIRUSI/ Mjeku: Diabetikët më të rrezikuar nga COVID-19, por nëse trajtohen rregullisht...janë njësoj si të tjetër
Previous article NJERZIT NË KARANTINË/ Arinjtë zbresin nga mali dhe i afrohen fshatit në Pogradec (VIDEO)

k.autor

Postime të ngjashme

OPERACION ANTI DROGË NË MALËSINË E MADHE/ Asgjësohen 306 bimë kanabis! Arrestohen 2 persona Aktualitet

OPERACION ANTI DROGË NË MALËSINË E MADHE/ Asgjësohen 306 bimë kanabis! Arrestohen 2 persona

"NA PRIT SE PO VIJMË"/ Diaspora bashkë, autokolona me shqiptarë drejt Tiranës për t’iu bashkuar protestës masive Aktualitet

"NA PRIT SE PO VIJMË"/ Diaspora bashkë, autokolona me shqiptarë drejt Tiranës për t’iu bashkuar protestës masive

ANATOMIA E NJË LINDJEJE TË MUNGUAR/ Pse çiftet po e shtyjnë vendimin për fëmijën e parë Aktualitet

ANATOMIA E NJË LINDJEJE TË MUNGUAR/ Pse çiftet po e shtyjnë vendimin për fëmijën e parë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT