• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
KORONAVIRUSI/ Mesazhi i mjekut Kalo: Fundi i Majit ngjall shpresë për daljen nga tuneli i gjatë i pandemisë
Home
Sociale

KORONAVIRUSI/ Mesazhi i mjekut Kalo: Fundi i Majit ngjall shpresë për daljen nga tuneli i gjatë i pandemisë

25 May, 2021 Delo.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Mjeku Tritan Kalo me anë të një postimi në facebook shprehet se fundit i majit ngjall shpresë dhe besim për fundin e pandemisë të shkaktuar nga virusi Sars-Cov2/Covid-19.

“Kohë kovidiane…. 24.05.2021….Fundmaji i këtij viti ngjall më shumë shpresë dhe besim, se jemi në fillimin e fundit të kësaj “flame mbarëbotërore”, të Pandemisë së shkaktuar nga virusi jetëlëndues e jetëmarës Sars-Cov2/Covid-19…..Të gjithë së bashku me mirëkuptimin dhe mirëbesimin reciprok, pak e nga pak po i përshkruajmë kilometrat e fundit të rrugëtimit të filluar në fundvitin 2019, në tynelin shumë e shumë të gjatë të kësaj Pandemije.”

Virusi ka shkaktuar mijëra të infektuar dhe ka marrë mijëra jetë. Mjeku Kalo bën thirrje se ne nuk duhet ta ulim përkujdesin ndaj vetes sepse nuk qarkullon vetëm Covid-19, por edhe virozat e stinës me ngjashmëri epidemiologjik.

“Kemi patur qindra e mijra të infektuar me apo pa shënja klinike të sëmundjes , si dhe mijra jetë të shuara nga lulëzimi e lumturimi i të qënurit pjesë e familjes dhe e shoqërisë sonë, e në mesin e tyre edhe mjaft kolegë mjekë e infermjerë…. U prehshin në paqe dhe u kujtofshin përjetësisht viktimat e shkakatuara nga kjo “dorë e zezë”, e njohur si Pandemija e shkaktuar nga infeksioni i virusit Sars-Cov2/Covid-19….Në ndërkohë nuk ka arësye se përse duhet të ulim përkujdesin ndaj vetes dhe atyre që gjallojnë pranë nesh….Nuk ka vetëm Sars-Cov2/Covid-19 përqark nesh në këto muaj të vitit…. VIROZAT e stinës me ngjashmëri epidemiologjike dhe klinike shumë të madhe me Covid-19, edhe ato sjedhin jo pak shqetsime për shëndetin e individit dhe mirë-funksionimin e Shëndetit Publik….Parandalimi i infektimit prej tyre, NUKU ka asnjë ndryshim nga parandalimi i infektimit dhe i përhapjes së Covid-19, ndaj për asnjë dekikë mos e nënvlerësoni vetëndërgjegjësimin si dhe përkujdesin ndaj vetes….Alergenët e stinës, pickimet nga insektet e riqnat, ujrat e pishinave, liqeneve, lumenjve e deteve, konsumimi i ushqimeve të tregtuara buzë tyre, grumbullimet në bregdet, në parqe apo gëzime familjare i risin rreziqet për sëmundjet alergjike, infeksionet e rrugëve të sipërme të frymëmarjes, infeksionet gastro-intestinale, infeksionet e syve, të lëkurës apo me shtrirje më të gjërë në organizmin tonë, etj.”

Ai gjithashtu bën thirrje për t’u vaksinuar sapo të mundësohet kjo gjë.

“KUJDESI kurrë nuk duhet të mungojë kudo dhe për çdo çast, për të gëzuar një verë të shumë-dëshiruar dhe të shumë-munguar një vit më parë….PAVARËSISHT nivelit të imunizimit aktiv të popullatës, të mbritur pas kalimit me ose pa shënja klinike të infeksionit nga Sars-Cov2/Covid-19, mos hezitoni të VAKSINOHENI sapo t’ju mundësohet kjo gjë….IMUNIZIMI AKTIV i fituar nga kalimi i sëmundjes apo vaksinimi ndaj saj, me siguri do ja mbrijë t’a shkëpusë hallkën e zinxhirit të infektimit nga Sars-Cov2/Covid-19…..Ne si dje, sot edhe nesër do të gjindemi aty në vijën e parë të përkujdesit për shëndetin tuaj, ndaj Mirëbesimi dhe Mirkuptimi reciprok KURRË nuk duhet të na mungojë…. Together forever!!!”

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PROCEDOHET NJË NOTERE NË TIRANË/ Shpërdoroi detyrën me një akt noterial për një maqedonas (EMRI)
Previous article BABAI I VRAU NËNËN E MË PAS VETEN/ Rrëfimi i shqiptares në SHBA rrëqeth: Ndërsa rritesha, abuzimi fizik dhe psiqik ishte...

Delo.autor

Postime të ngjashme

GODITEN DY RASTE PROSTITUCIONI NË TIRANË/ Arrestohen 3 shtetase të huaja Aktualitet

GODITEN DY RASTE PROSTITUCIONI NË TIRANË/ Arrestohen 3 shtetase të huaja

VRASJA NË MIRDITË/ Autorët u larguan nga Rruga e Kombit, dikush i ndihmoi për t’i ikur policisë Aktualitet

VRASJA NË MIRDITË/ Autorët u larguan nga Rruga e Kombit, dikush i ndihmoi për t’i ikur policisë

VELIAJ RIMORI KOPETENCAT/ Punonjësit e Bashkisë në aksion edhe gjatë natës për mirëmbajtjen e kryeqytetit Aktualitet

VELIAJ RIMORI KOPETENCAT/ Punonjësit e Bashkisë në aksion edhe gjatë natës për mirëmbajtjen e kryeqytetit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT