• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KORONAVIRUSI/ Merkel: E lehtësuar për fillimin së shpejti të negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë Veriore
Home
Politikë

KORONAVIRUSI/ Merkel: E lehtësuar për fillimin së shpejti të negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë Veriore

27 March, 2020 Delo.autor Politikë

Kancelarja gjermane Angela Merkel përsëriti e palëkundur pozicionin e saj  dhe të Gjermanisë kundër Eurobonove të Premten në mëngjes. Në fjalimin e saj pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit Evropian, i cili u zhvillua këtë të enjten sërish përmes telekonferencë. Në lidhje me koronavirusin, kancelarja bëri thirrje për durim, duke theksuar se është ende herët të flasim për lehtësimin e kufizimeve.

“Unë besoj se me Mekanizmin Evropian të Stabilitetit (ESM) kemi një mjet të përshtatshëm për krizën, i cili hap shumë mundësi dhe nuk vë në dyshim parimet tona themelore ,” tha Merkel gjatë një konference për shtyp përmes emailit. Megjithatë, ajo paralajmëroi që pasojat financiare të krizës së koronavirusit do të ishin më të rënda se ato të krizës së vitit 2008 dhe u drejtua ministrave të financave, të cilëve u ishte dhënë përgjegjësia që të paraqisnin propozimet e tyre brenda dy javësh.

Merkel vlerësoi Komisionin Evropian për shpejtësinë dhe fleksibilitetin që ka treguar në hartimin dhe zbatimin e masave lehtësuese për Shtetet Anëtare, ndërsa vendosi theksin në iniciativën për të siguruar pajisje mbrojtëse për personelin infermieror, i cili tha ajo, do të ndihmonte shumë vendet më të vogla. Ajo gjithashtu iu referua solidaritetit të vendeve evropiane gjatë kësaj kohe të vështirë, duke shtuar se Gjermania është kujdesur për pacientët nga Franca dhe Italia, dhe se vendet evropiane po u lehtësojnë sistematikisht riatdhesimin e qytetarëve partnerë të tyre.

Merkel tha se ajo ishte “lehtësuar” nga fillimi i ardhshëm i negociatave për anëtarësim në BE të Shqipërisë dhe Maqedonisë Veriore , dhe tha që ajo i kishte kërkuar Komisionit Evropian që lejojë që refugjatët gjermanë të mirëpriten nga Greqia sa më shpejt që të jetë e mundur, siç tha ajo.

Duke iu përgjigjur një pyetjeje në lidhje me kohëzgjatjen e masave “kufizuese” të qytetarëve, Kancelarja këmbënguli se “ne nuk jemi ende në gjendje të flasim për heqje të masave”, pasi efektiviteti i tyre ende nuk është vlerësuar. “Unë me të vërtetë lus njerëzit në Gjermani të jenë të durueshëm, ” është shprehur ajo.

Në rutinën e saj të përditshme – Merkel është në karantinë që nga e diela e kaluar në shtëpinë e saj pasi kishte hyrë në kontakt me mjekun e saj, i cili më vonë u diagnostikua me koronavirus. Merkel tha që ajo ishte “shumë e zënë”, por pranoi se i mungon kontakti personal me partnerët e saj, veçanërisht Këshillin e Ministrave, në të cilin tani merr pjesë përmes telefonit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KORONAVIRUSI/ Pandemia e COVID-19 shënon 532.816 të infektuar dhe 24.093 viktima në të gjithë botën
Previous article BURGOSJE, TORTURA E INTERNIME/ Dëshmia e avokatit të famshëm: Kur Koço Tashko ma prezantoi Enverin tek dyqani “Flora” më la përshtypjen e një njeriu të rëndomtë

Delo.autor

Postime të ngjashme

TURIZMI KULTUROR KAP SHIFRA REKORD/ Rama: Mbi 1 milion vizitorë vizituan sitet tona gjatë periudhës janar-gusht, një nga shtyllat kryesore Kulturë

TURIZMI KULTUROR KAP SHIFRA REKORD/ Rama: Mbi 1 milion vizitorë vizituan sitet tona gjatë periudhës janar-gusht, një nga shtyllat kryesore

“A NUK JU VJEN TURP?” Rama u përgjigjet Demokratëve Europianë: A keni gjë për të thënë për dhunën? Çamçakëz në gojët mediokre… Breaking News

“A NUK JU VJEN TURP?” Rama u përgjigjet Demokratëve Europianë: A keni gjë për të thënë për dhunën? Çamçakëz në gojët mediokre…

IRIS LUARASI U PËRNDOQ DHE U OFENDUA NGA PROTESTUESIT/ Rama reagon: Çfarë mjerimi mendor Politikë

IRIS LUARASI U PËRNDOQ DHE U OFENDUA NGA PROTESTUESIT/ Rama reagon: Çfarë mjerimi mendor

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT