Mbretëresha Elizabeta e Dytë i është drejtuar kombit ditën e sotme me një fjalim prekës dhe inkurajues për situatën e krijuar nga pandemia e koronavirusit.
Mbretëresha Elizabeta tha se sa krenare që ndihet për të gjithë stafin e Shërbimit Kombëtar Shëndetësor, por edhe ata qindra mijëra qytetarë që në këtë kohë të vështirë kanë menduar për të ndihmuar ata në nevojë.
Mbretëresha më jetëgjatë e Mbretërisë së Bashkuar, theksoi në fjalimin e saj se situata nga pandemia është e pazakontë dhe që ajo nuk e ka përjetuar kurrë një situatë të tillë, duke kujtuar këtu historinë personale të izolimit në shtëpi gjatë Luftës së dytë Botërore.
“Por do ua dalim”, tha Mbretëresha. “Do takojmë sërish miqtë, familjarët. Do të takohemi sërish!”.
“Shpresoj që në vitet e ardhshme të jeni krenarë që e kaluam këtë situatë. Krenaria në atë që jemi nuk është pjesë e të shkuarës tonë, por e të tashmes dhe të ardhmes. Kemi dëgjuar histori frymëzuese të njerëzve që ndihmojnë të varfërit, që kanë treguar kujdes për fqinjin apo që kanë kthyer biznesin për të ndihmuar. Izolimi është gjëja e duhur që duhet të bëjmë. Kjo sfidë është e ndryshme, jemi bashkë me të gjitha kombet në botë. Do ia dalim dhe ky sukses do t’i përkasë secilit prej nesh. Ditë më të mira do të vijnë. Do të jemi me miqtë tanë sërish, do të jemi sërish me familjarët tanë, do të takohemi sërish!”, tha ndër të tjera Mbretëresha Elisabeth II.