• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
KORONAVIRUSI/ Marrëveshje për vaksinat ruse, Qeveria shqiptare do t’i blejë nga fondi rus me çmim 10 dollarë
Home
Sociale

KORONAVIRUSI/ Marrëveshje për vaksinat ruse, Qeveria shqiptare do t’i blejë nga fondi rus me çmim 10 dollarë

13 April, 2021 Delo.autor Aktualitet, Sociale

Pas 10 mijë dozave dhuratë nga Emiratet e Bashkuara, Shqipëria ka finalizuar një marrëveshje të re për blerjen e dozave Sputnik nga kompania “Human Vaçine”.

Pak ditë më parë ministrat Manastirliu dhe Ahmetaj u ngarkua nga qeveria me detyrën për të negociuar me autoritetet ruse për blerjen e vaksinës Sputnik.

Në fillim u permend një sasi prej 50 mijë vaksinash ruse, por detajet e marrëveshjes së arritur nuk janë bërë ende të ditura nga qeveria shqiptare e cila këtë të martë miratoi me urgjencë aktin normative për miratimin e marrëveshjes. Këto vaksina do të blihen me paratw e fondit rezervw tw qeverisë.

Vaksina Sputnik është e para e regjistruar në botë dhe financohet nga “Fondi i Investimeve Direkte Ruse” që sqaron në faqen zyrtare se një dozë e saj kushton 10 dollarë. Vaksina ruse është e zhvilluar nga Instituti Kombëtar i Epidemiologjisë dhe Mikrobiologjisë, Gamaleya dhe është i ndarë në dy doza me 21 ditë distancë.

Sputnik në përbërje ka adenoviruse nga gripi i zakonshëm të kombinuara me proteina të dobësuara Covid, që krijojnë imunitet në trupin e njeriut. Avantazhi i vaksinës ruse është se mund të ruhet në temperatura 2 – 8 gradë Celsius dhe nuk ka nevojë për pajisje të kushtueshme frigoriferike. Revista e famshme “Lancet” e vlerëson efektivitetin e saj në 90% për parandalimin e infektimit nga Covid-19.

Deri më tani janë mbi 20 shtete që kanë administruar dozën Sputnik ku mund të përmenden Argjentina, fqini ynë Mali i Zi dhe së fundmi vendi anëtar i BE, Hungaria, ndërsa ende pritet miratimi i saj nga Agjencia Europiane e Barnave.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article 25 PRILLI/ Programi i mandatit të tretë. Synimet e PS në ekonomi, arsim, bujqësi, shëndetësi dhe infrastrukturë
Previous article ZGJEDHJET E 25 PRILLIT/ Këngëtari i njohur Elgit Doda shfaqet krah Manastirliut: Në zemër të Tiranës

Delo.autor

Postime të ngjashme

TRAFIKONIN KOKAINË NË EUROPË/ Belgjika kërkon pesë vite burg për grupin kriminal shqiptar Aktualitet

TRAFIKONIN KOKAINË NË EUROPË/ Belgjika kërkon pesë vite burg për grupin kriminal shqiptar

PAMJET ME DRON/ Pafund njerëzish në Bulevard, qindra mijëra qytetarë kërkojnë dorëheqjen e Ramës Aktualitet

PAMJET ME DRON/ Pafund njerëzish në Bulevard, qindra mijëra qytetarë kërkojnë dorëheqjen e Ramës

PROTESTA/ Tre orë fjalime, protestuesit nis marshimin Aktualitet

PROTESTA/ Tre orë fjalime, protestuesit nis marshimin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT