• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KORONAVIRUSI/ Maqedonia e Veriut pritet të hapë kufijtë me shtetet fqinje duke nisur nga 1 qershori
Home
Rajon

KORONAVIRUSI/ Maqedonia e Veriut pritet të hapë kufijtë me shtetet fqinje duke nisur nga 1 qershori

26 May, 2020 Delo.autor Rajon

Maqedonia e Veriut, nga data 1 qershor, pritet të hapë kufijtë me shtetet fqinje. Kështu propozoi Komisioni për Sëmundje Infektive në mbledhjen e së martës, ku u propozua edhe heqja e orës policore, si dhe hapja e restoranteve dhe e kafeneve. Këto kufizime janë ndërmarrë qysh në muajin mars, në përpjekje për të frenuar përhapjen e koronavirusit.

Propozimet e Komisionit për heqjen e tyre do të diskutohen në mbledhjen e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, të martën pasdite. “Ne do të marrim vendime që do t’i lehtësojnë të gjitha këto masa kufizuese, por e gjithë kjo do të bëhet me respektimin e rreptë të masave nga qytetarët”, tha kryeministri maqedonas, Oliver Spasovski. Hapja e kufijve, sipas propozimit të Komisionit për Sëmundje Infektive, do të bëhet në koordinim me shtetet tjera të rajonit. Ende nuk është e qartë nëse parashihen teste për koronavirus për qytetarët që hyjnë në Maqedoninë e Veriut, edhe pse ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, ka thënë më herët se një gjë e tillë do të vështirësonte lëvizjen e qytetarëve.

Hapja e lokaleve të gastronomisë u tha se gjithashtu do të bëhet në përputhje me protokollet e Ministrisë së Shëndetësisë, ruajtjen e distancës fizike, apo përgjysmimin e kapaciteteve të objekteve. Ndalesa për lëvizjen e qytetarëve deri tani ka qenë nga ora 19:00 deri në orën 05:00 të mëngjesit, ndërsa fundjavave është aplikuar edhe karantinë shtetërore, por me propozimin e ri ajo do të hiqet tërësisht.

Maqedonia e Veriut, të martën, ka regjistruar edhe tre të vdekur nga koronavirusi dhe 16 raste të reja të të infektuarve. Me këto shifra, numri i viktimave në këtë vend shkon në 116, ndërsa i të infektuarve në 2,015.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article “LIGJ PËR REFERENDUMET DHE NDRYSHIM SISTEMI”/ Hajdari thirrje Bashës: Mos u rikthe në krahët e Ramës, nuk është koha më për pazare
Previous article COVID-19/ Flasin mjekët e Infektivit të Tiranës: Kemi raste të rënda, qytetarët të tregohen të kujdesshëm

Delo.autor

Postime të ngjashme

ZGJEDHJET NË SERBI/ Radhë kilometrike në disa pika kufitare Rajon

ZGJEDHJET NË SERBI/ Radhë kilometrike në disa pika kufitare

DEKLARATA SKANDALOZE/ Daçiç: Do ta ripushtojmë Kosovën, flamuri ynë do ngrihet mbi Prizren Rajon

DEKLARATA SKANDALOZE/ Daçiç: Do ta ripushtojmë Kosovën, flamuri ynë do ngrihet mbi Prizren

PROFILI/ Nga akademike dhe ministre, te drejtimi i shtetit. Kush është Justina Shiroka Pula, presidentja e re e Kosovës? Breaking News

PROFILI/ Nga akademike dhe ministre, te drejtimi i shtetit. Kush është Justina Shiroka Pula, presidentja e re e Kosovës?

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT