• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KORONAVIRUSI/ Maqedonia e Veriut me shifra të larta, 6 viktima dhe 129 raste të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit
Home
Rajon

KORONAVIRUSI/ Maqedonia e Veriut me shifra të larta, 6 viktima dhe 129 raste të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit

24 July, 2020 Delo.autor Rajon

Gjashtë të vdekur, 129 të infektuar dhe 109 të shëruar është bilanci i ditës së premte me sëmundjen që e shkakton koronavirusi, COVID-19, në Maqedoninë e Veriut.

Pesë nga pacientët e vdekur janë nga Shkupi dhe një nga Struga.

Me këto shifra, numri i përgjithshëm i viktimave nga koronavirusi në Maqedoninë e Veriut arrin në 451, ndërsa numri më i madh i tyre është në Shkup: 185; Tetovë: 71; Kumanovë: 48; Strugë: 42.

Sa u përket rasteve të reja, të regjistruara të premten, më shumë të prekur ka në Shkup: 45 raste; në Shtip: 25, ndërsa numër më i vogël i të infektuarve u regjistrua në 14 qytete tjera.

Të dhënat e Ministrisë së Shëndetësisë për rastet e reja i referohen testimit të 1,535 mostrave.

Maqedonia e Veriut ka konfirmuar gjithsej 9,797 të infektuar me koronavirus, prej të cilëve 4,092 raste mbeten aktive.

Të premten u regjistruan edhe 109 të shëruar, që e çojnë në 5,254 numrin e përgjithshëm të atyre që e kanë fituar betejën me COVID-19.

Ministri i Shëndetësisë i Maqedonisë së Veriut, Venko Filipçe, përsëriti se gjendja me koronavirus është e qëndrueshme dhe se institucionet shëndetësore kanë kapacitete të mjaftueshme për t’u përballur me të.

Ai po ashtu bëri thirrje për respektimin e masave mbrojtëse, ndërsa paralajmëroi se gjatë fundjavës, Komisioni i Sëmundjeve Infektive do të diskutojë mundësinë e heqjes së masave kufizuese në kufijtë e vendit, respektivisht heqjen e testit për koronavirus, të njohur si PCR, me shtetet e rajonit: Kosovën, Serbinë, Bosnjën dhe Malin e Zi.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "POZITIV GJYSËM HAPI I LBPD PËR HAPJEN E LISTAVE"/ Reagon Rama: Ja çfarë do ndodhë me koalicionet. Votimi i 30 korrikut….
Previous article KORONAVIRUSI/ Rëndohet bilanci i COVID-19 në Kosovë, humb jetën një grua nga Suhareka

Delo.autor

Postime të ngjashme

ZGJEDHJET/ Numërohen 99.40% e votave në Kosovë, kryeson Lëvizja Vetëvendosje, sytë mbeten nga 15 kutitë e fundit Rajon

ZGJEDHJET/ Numërohen 99.40% e votave në Kosovë, kryeson Lëvizja Vetëvendosje, sytë mbeten nga 15 kutitë e fundit

ZGJEDHJET NË KOSOVË/ KQZ publikon shifrat: Sa qytetarë kanë ushtruar të drejtën e votës Rajon

ZGJEDHJET NË KOSOVË/ KQZ publikon shifrat: Sa qytetarë kanë ushtruar të drejtën e votës

KOSOVË/ Flamuri serb vendoset në një qendër votimi në Pejë, largohet nga policia Rajon

KOSOVË/ Flamuri serb vendoset në një qendër votimi në Pejë, largohet nga policia

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT