• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KORONAVIRUSI/ Manastirliu konfirmon: Po projektojmë ndërtimin e fabrikës së vaksinave në Shqipëri
Home
Politikë

KORONAVIRUSI/ Manastirliu konfirmon: Po projektojmë ndërtimin e fabrikës së vaksinave në Shqipëri

3 June, 2021 Delo.autor Politikë

Ministrja Manastirliu është pjesë e delegacionit shqiptar për vizitën në Turqi, që kryesohet nga Kryeministri Edi Rama, ku ndër të tjera është diskutuar edhe për projekte të përbashkëta në fushën e mjekësisë.

Për të dhënë më shumë detaje nga kjo vizitë, ministrja Manastirliu ka thënë se duke filluar nga java e ardhshme do të vijnë ekipe nga Turqia për Spitalin Memorial të Fierit.

Ndërkohë, ministrja e Shëndetësisë bëri me dije se janë në diskutime për ndërtimin në Shqipëri të një fabrike të prodhimit të vaksinave.

Si do të vijojë më tej bashkëpunimi përsa i takon Spitalit Memorial të Fierit? Është një moment shumë i rëndësishëm bashkëpunimi mes dy vendeve dhe aq më tepër në momentet e pandemisë, ku u dha një ndihmë e madhe. Po stafi mjekësor turk do të vijojë që të jetë i pranishëm në këtë spital?

Sot kemi patur një ditë shumë të ngjeshur bisedimesh intensive. Unë kam qenë në Ministrinë e Shëndetësisë të Republikës së Turqisë, kam takuar ministrin, ku së bashku me ekipin e tij kemi diskutuar për të gjithë axhendën e bashkëpunimit mes dy vendeve tona në fushën e shëndetësisë. Kemi diskutuar për ecurinë e Spitalit Memorial Fier për bashkëpunimin nëpërmjet këtij modeli, nëpërmjet stafeve të përbashkëta të cilat kanë filluar nga puna, sepse Spitali Rajonal i Fierit ashtu sikurse ne e kemi thënë është dhe po kthehet në një bërthamë të vërtetë të transferimit të dijes dhe teknologjisë. Do të jetë një model i ri edhe sa i përket zbatimit të mëtejshëm të projektit tonë madhor të autonomisë spitalore dhe sigurisht do të ketë dhe do të vijojë të shtohen ekipe që duke filluar nga java e ardhshme, nga Turqia në mënyrë që të rrisim shërbimet klinike që ofrohen në këtë spital por edhe të zgjerojmë bazën e dijes dhe aftesive praktike dhe gjithashtu dhe teknologjisë në këtë spital për ta transferuar edhe në spitalet e tjera të vendit.

Po flitet shumë dhe po pritet me shumë interes ndërtimi i një fabrike për prodhimin e vaksinave. Sipas informacioneve është folur edhe për këtë që gjithashtu është shumë e ndjeshme që do të rriste dhe hapësirat dhe mundësitë e aksesit për vaksina më shumë në Shqipëri. Çfarë mund të bëhet për këtë gjë?

Sot ka patur bashkëbisedime për ndërtimin e një fabrike për vaksinat si pjesë e një qendre ekselence farmaceutike. Ky është një hap shumë i rëndësishëm përsa i përket rritjes dhe zgjerimit të kapaciteteve prodhuese të vendit sa i përket tregut farmaceutik. Ndaj fakti që jemi duke projektuar ndërtimin e një fabrike, një qendre të mirëfilltë të prodhimit të vaksinave është një hap më tej drejt zhvillimit të një tregu i cili zë deri sot prodhimi vendas rreth 10% ta barnave dhe materialeve, ndërkohë që patjetër që kjo fabrikë do të jetë një qendër e re ekselence përsa i përket farmaceutikës. Sigurisht është vënë në një plan pune dhe së shpejti do të kemi dhe hapat konkretë se si do të zbatohet kjo gjë.

Po për dozat e radhës së vaksinave, gjithmonë priten me shumë interes, çfarë mund të themi kur është dërgesa e radhës apo një përmbledhje e shkurtër për dozat që kanë ardhur deri në këto momente?

Ne jemi duke ecur me ritëm të mirë sa i përket ecurisë së vaksinimeve në vend. Ne duam dhe do arrijmë objektivin e 1 milion vaksinimeve brenda muajit Qershor, por ndërkohë që objektivi për të vaksinuar gjithë popullatën brenda Pranverës së vitit të ardhshëm është objektivi i planit tonë ambicioz, që sa më shpejt të vaksinohet aq më shpejt mbrohet popullata dhe shihet shumë mirë se sa shumë impakt ka dhënë vaksinimi përsa i përket kontrollit të epidemisë në vend. Dhe ajo që është e rëndësishme është që duke filluar nga java tjetër, do të vijnë dhe dozat e radhës së Sinovac. Përpara një dite kanë mbërritur në vend dhe 40.800 doza vaksine AstraZeneca dhe jemi gati tani për të filluar sikurse është dhe kalenderi i pritjes me vaksinimin e mësuesve me dozën e dytë të vaksinës AstraZenca dhe vijojmë me vaksinimin e popullatës me vaksinën tjetër të Pfizer dhe gjithashtu edhe Sputnik.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article 13 QERSHORI/ Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD: Treçereku i Kryesisë nuk besojnë që Basha fiton përballë Ramës
Previous article MERO BAZE/ Dy mite të rreme të Lulzim Bashës, që po ja shfryjnë kundërshtarët

Delo.autor

Postime të ngjashme

ZGJEDHJET LOKALE/ Berisha zbulon kur do të publikojë emrat e kandidatëve të PD-së Politikë

ZGJEDHJET LOKALE/ Berisha zbulon kur do të publikojë emrat e kandidatëve të PD-së

“SHQIPËRIA MBYLL KAPITULLIN E KATËRT”/ Integrimi dhe anëtarësimi në BE, reagon kryeministri Rama: Nis numërimi mbrapsht i kohës drejt objektivit historik Breaking News

“SHQIPËRIA MBYLL KAPITULLIN E KATËRT”/ Integrimi dhe anëtarësimi në BE, reagon kryeministri Rama: Nis numërimi mbrapsht i kohës drejt objektivit historik

KRITIKAT e Spiropalit: Nuk është kjo reforma që duhet, s’jemi kartonë këtu Politikë

KRITIKAT e Spiropalit: Nuk është kjo reforma që duhet, s’jemi kartonë këtu

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT