• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
KORONAVIRUSI/ Manastirliu: Janë paguar 3.9 mln dollarë për vaksinën anti-COVID. Jemi duke…
Home
Sociale

KORONAVIRUSI/ Manastirliu: Janë paguar 3.9 mln dollarë për vaksinën anti-COVID. Jemi duke…

4 December, 2020 s.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu bëri të ditur se qeveria ka bërë në parabagesë prej 3.9 mln dollarë për të siguruar vaksinën sapo ajo të jetë gati.

Në komunikimin periodik për situatën në vend, ministrja tha se Shqipëria është përfshirë në dritaren e parë të negociatave për të aksesuar vaksinën.

“Qeveria që në krye të herës është angazhuar në disa drejtime për të siguruar në kohë dhe për të patur akses në vaksinën e sigurt në momentin që ajo të bëhet e disponueshme.

Ne kemi në realizuar disa hapa. Hapi kryesor është nëpërmjet angazhimit direkt dhe financiarisht me instrumentin e COVAX. Është bërë parapagimi në vlerën 3.9 mln dollarë për të mundësuar në momentin më të parë që të jetë e mundur. Me këtë pagesë Shqipëria është përfshirë në dritaren e parë të negociatave për të aksesuar vaksinën.

Është në një proces negocimi me shumë kompani që janë duke ofertuar përsa i përket procesit të vaksinave. Në një kohë të shpejtë që të kemi informacionin do ta bëjmë me dije.

Jemi duke vlerësuar në disa drejtime, qoftë në disa shtete të BE mundësinë për të aksesuar vaksinën edhe nëpërmjet strukturave të BE, por edhe nëpërmjet vendeve të vetë BE”, tha ministrja.

Manastirliu deklaroi se Shqipëria synon që të marrë dhe 300 mijë teste të shpejta që do të ndihmojnë në evidentimin e rasteve me COVID.

Ajo tha se ato nuk do të zëvendësojnë testimet aktuale por do të ketë një kombinim në përdorim.

“Kemi siguruar në fazën e parë 100 mijë teste. Jemi në procedurë për të siguruar 300 mijë teste në vijim. Nuk do ketë vetëm testime të shpejta të antigenit por ndërthurje me testimet aktuale“, tha Manastirliu.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article THYEN KARANTINËN/ Policia gjobit nga 7 milion lekë 5 qytetarë të infektuar me COVID-19
Previous article NUK RESPEKTOI RREGULLAT ANTI-COVID/ Kim Jong Un pushkaton në publik 50-vjeçarin

s.autor

Postime të ngjashme

"ISHA NË SHOK"/ Zbardhet dëshmia e Sokrat Vatës për vrasjen në Ksamil: Thikën ia mora një turisti dhe... Aktualitet

"ISHA NË SHOK"/ Zbardhet dëshmia e Sokrat Vatës për vrasjen në Ksamil: Thikën ia mora një turisti dhe...

RËNDOHET SITUATA NË PUKË/ Digjen disa banesa në fshatin Gojan i madh, nis evakuimi i banorëve Aktualitet

RËNDOHET SITUATA NË PUKË/ Digjen disa banesa në fshatin Gojan i madh, nis evakuimi i banorëve

"S'KA MUSHKË TROJE QË NA LËKUND"/ Rama reagon pas incidentit me himnin në Pustec Breaking News

"S'KA MUSHKË TROJE QË NA LËKUND"/ Rama reagon pas incidentit me himnin në Pustec

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT