Pas Italisë dhe Greqisë fqinje, konfirmohet edhe rasti i parë me koronavirus në Maqedonine e Veriut.
Lajmi bëhet i ditur nga Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe.
Filipçe, në një konferencë të jashtëzakonshme, ka bërë të ditur se Koronavirusi ka mbërritur në Maqedoninë e Veriut.
Bëhet fjalë për një paciente të ardhur nga Italia që ka rezultuar pozitive gjatë testit të zhvilluar në orët e pasdites në Infektologji.
Pas analizave të bëra në Klinikën Infektive pacientja ka rezultuar pozitive. Ajo është e shtruar në repartin e infektologjisë, por është në gjendje stabile.
Pacientja ka qenë në Itali për një muaj, po në Itali nuk ka qenë e trajtuar nga mjekët. Ministri tha se nuk ka nevojë për panik dhe se po merren të gjitha masat, raporton alsat.