Në Kurbin është regjistruar një tjetër rast me Covid-19.
Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 8 teste dhe ka rezultuar pozitiv një punonjëse fasonerie.
Tashmë në Kurbin janë 28 të infektuar në total.
Ndërkohë janë konfirmuar edhe dy raste të reja pozitive në Elbasan.
Të infektuarit janë një 62-vjeçar i cili punon si shofer autobusi dhe gruaja e tij po 62 vjeçe të cilët banojnë në lagjen 5 maji.
Me rastet e reja shkon në 18 numri i të infektuarve nga Covid-19 në Elbasan.


