• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KORONAVIRUSI/ Komisioni Evropian miraton strategjinë e vaksinimit kundër COVID-19
Home
Nderkombetare

KORONAVIRUSI/ Komisioni Evropian miraton strategjinë e vaksinimit kundër COVID-19

15 October, 2020 s.autor Botë, Nderkombetare

Komisioni Evropian ka miratuar strategjinë për vaksinimin masiv në BE kundër COVID-19, ndërkohë që vendet janë ende në pritje të një vaksine e cila do të marrë lejen e përdorimit nga autoritetet.

Me këtë strategji, Komisioni Evropian synon koordinim të plotë në procesin e vaksinimit, qoftë në kohën e zbatimit, përfshirjen e të gjitha grupeve me prioritet dhe posedimin e sasive të njëjta të vaksinave në varësi të numrit të banorëve.

Komisioni Evropian kërkon nga shtetet anëtare që të përgatisin stafin e duhur profesional, mjetet e transportit për vaksinat me pajisje dhe kushte specifike. Gjithashtu u kërkohet shteteve anëtare një fushatë informimi për qytetarët, për dobitë dhe rreziqet eventuale të vaksinës, për të shtuar besimin e qytetarëve.

Sipas këtij plani, prioritet në vaksinim në fillim do të duhet të kenë punëtorët në sistemin e shëndetësor dhe personat mbi moshën 60 vjeçare, ata që vuajnë nga sëmundjet e rënda dhe ata për të cilët gjatë punës së tyre është e pamundur ruajtja e distancimit fizik.

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von Der Leyen, thekson se siguri i një vaksine të sigurte është qëllimi i të gjithëve.

“Një vaksinë e sigurt dhe efektive është qëllimi ynë për të mposhtur koronavirusin dhe për t’u kthyer në jetën normale. Ne kemi punuar shumë për të arritur këtë marrëveshje me kompanitë farmaceutike dhe për të siguruar dozat e nevojshme. Tani, ne duhet të sigurohemi që sapo të gjendet një vaksinë, ne jemi plotësisht të përgatitur për ta shpërndarë atë. ”

Komisionerja e BE-së për Shëndetësi, Stella Kyriakides, tha se vaksina nuk do të sjell me automatizëm zgjidhjen e tërësishme të problemit, por gjithsesi, do të ndihmojë në kthimin e jetës në normalitet për qytetarët. Ajo ka thënë nuk do të bëhet asnjë kompromis me shëndetin e qytetarëve .

Komisioni Evropian pret që edhe vendet e rajonit të Ballkanit të ndjekin strategjinë e ngjashme dhe të vazhdojnë bashkëpunimin me Bashkimin Evropian.

Komisioni Evropian tashmë ka nënshkruar kontrata për qindra miliona doza vaksinash me disa prodhues potencial të vaksinës në mënyrë që të siguroj sasi të duhura për të gjitha shtetet anëtare.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PO SHKËLQEN NË LONDËR/ Kush është estetistia Maria Preçi, ka patur rastin të punojë me Ivanka Trump (FOTOT)
Previous article IRONIA/ Rama "thumbon" Bashën: Qytetarët nuk kthehen më tek plehrat o Lul! Kështu do të bëhesh kryeministër ti o mik?

s.autor

Postime të ngjashme

VENEZUELA BIE DAKORD ME IZRAELIN/ Vendosin shërbime konsullore pas një ndërprerjeje diplomatike 17-vjeçare Botë

VENEZUELA BIE DAKORD ME IZRAELIN/ Vendosin shërbime konsullore pas një ndërprerjeje diplomatike 17-vjeçare

MBI 175 MIJË VIZA TË ANULUARA/ Administrata Trump intensifikon masat ndaj shtetasve të huaj Botë

MBI 175 MIJË VIZA TË ANULUARA/ Administrata Trump intensifikon masat ndaj shtetasve të huaj

AMERIKANËT QËLLOJNË ANIJEN/ Përshkallëzohet situata në Lindjen e Mesme Botë

AMERIKANËT QËLLOJNË ANIJEN/ Përshkallëzohet situata në Lindjen e Mesme

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT