• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KORONAVIRUSI KINEZ/ Shkon në 26 numri i viktimave dhe zgjerohet numri i qyteteve në karantinë, raste të dyshuara në Europë
Home
Nderkombetare

KORONAVIRUSI KINEZ/ Shkon në 26 numri i viktimave dhe zgjerohet numri i qyteteve në karantinë, raste të dyshuara në Europë

24 January, 2020 Delo.autor Botë, Nderkombetare

Kina ka zgjeruar numrin e qyteteve në karantinë në provincën e Hubei, qendra e shpërthimit të koronavirusit, ndërsa numri i vdekjeve është rritur në 26.

Kufizimet e lëvizjes janë vendosur në të paktën 10 qytete në provincën qendrore të Kinës, e cila ka një popullsi prej 60 milion.

Viktima e 26 nga virusi kinez u konfirmua në një provincë në kufi me Rusinë, rreth 2000 km larg nga qendra e shpërthimit të infeksionit.

Në qytet janë ndalur trenat, aeroplanët, tragetet, autobuzët dhe në rrugë qarkullojnë vetëm ambulanca të Kryqit të Kuq teksa po ndërtohet me shpejtësi një spital i ri me më shumë se 1000 shtretër për të përballuar numrin në rritje të viktimave.

Por karantina nuk është e detyrueshme për ata që lënë qytetin, një vendim absurd ndërkohë që virusi po udhëton me avionë duke përhapur frikë në Europë.

Në Itali, një kēngētare nga Bari u shtrua me urgjencë në spitalin e kryeqytetit Apulian me simptoma të ngjashme me ato të virusit kinez vetëm pak ditë pasi ishte kthyer nga një turne pranë Wuhan ku dhe kishte origjinën koronavirusi.

Ekziston një “probabilitet shumë i lartë” i personave të infektuar me virusin kinez në Mbretërinë e Bashkuar ku ka patur 14 raste të dshuara, tha sekretari i shëndetësisë Matt Hancock. Nē Skoci gjashtë persona janë vendosur në izolim, të dyshuar si bartës të virusit dhe të gjithë kishin qenë në Wuhan.

Ndërkohë, niveli i alarmit është në maksimum në të gjithë botën dhe ditët e fundit masat e marra në aeroporte janë rritur për shkak të frikës së infektimit.

Vietnami dhe Singapori iu shtuan sot vendeve me raste të konfirmuara, duke u bashkuar me Tajlandën, Shtetet e Bashkuara, Tajvanin dhe Korenë e Jugut.

Sipas Komisionit Kombëtar të Shëndetit në Kinë, rastet e dyshuara me virusin vrastar janë shumë më tepër sesa numri zyrtar. Mendohet se numri i tyre mund të jetë diku te rreth 6000 persona.

Hulumtimet kanë bërë të mundur që të përcaktohet me siguri origjina e infeksionit, që vjen nga zvarranikët dhe, veçanërisht, nga gjarpërinjtë.

Ndërkohë, Komiteti i Emergjencave i Organizatës Botërore të Shëndetit (WHO) është akoma duke mbledhur informacion para se të vendosë nëse do të shpallë ose jo një “emergjencë globale”.

Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së tha se “Transparenca në këto raste është shumë e rëndësishme dhe nëse duam ta mbajmë botën të sigurt, transparenca është parësore.”

Misteriozi kinez tashmë me emrin 2019-nCoV, besohet të jetë një lloj i ri i koronaviruseve i pa identifikuar më parë te njerëzit. Edhe virusi Sars (sindromi i rëndë i frymëmarrjes akute) që vrau gati 800 njerëz në të gjithë botën në fillim të viteve 2000 ishte gjithashtu një koronavirus, siç ështē edhe ftohja e zakonshme.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article AKSIDENT NË DURRËS/ Automjeti përplas këmbësorin, arrestohet shoferi
Previous article KËRKON PËRFORCIME TË MËMDHA/ Dortmund gati 20 milionë euro për mesfushorin Emre Can, ja vendimi i Juventus

Delo.autor

Postime të ngjashme

ALARM NË NEW YORK/ Rrezikon shembjen, evakuohet ndërtesa 38-katëshe në Manhattan Botë

ALARM NË NEW YORK/ Rrezikon shembjen, evakuohet ndërtesa 38-katëshe në Manhattan

ANALIZA/ Infantino dhe Trump, marrëdhënia e rrezikshme që po ‘trondit’ futbollin Botë

ANALIZA/ Infantino dhe Trump, marrëdhënia e rrezikshme që po ‘trondit’ futbollin

PROBLEME ME SISTEMIN E RI KUFITAR TË BE/ Komisioni Europian angazhon Frontex për aeroportet Botë

PROBLEME ME SISTEMIN E RI KUFITAR TË BE/ Komisioni Europian angazhon Frontex për aeroportet

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT