• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KORONAVIRUSI KINEZ/ Në anijen e ndaluar në Japoni me 10 persona të infektuar ndodheshin 3 maqedonas
Home
Rajon

KORONAVIRUSI KINEZ/ Në anijen e ndaluar në Japoni me 10 persona të infektuar ndodheshin 3 maqedonas

6 February, 2020 k.autor Rajon

Ministria e Punëve të Jashtme e Maqedonisë ka konfirmuar se në bordin e anijes me 3700 persona të ndaluar në Japoni, ku u konstatuan 10 persona të prekur me koronavirus janë tre shtetas maqedonas.

“Prania e tre shtetasve tanë në bordin e një anijeje të ndaluar afër Yokohama, Japoni, konfirmohet. Për më shumë informacion mbi zhvillimin e situatës, qytetarët japonezë mund të kontaktojnë në ambasadën japoneze”, ka shkruar ministria në profilin e saj.

Nuk dihet nëse ata janë të prekur apo jo nga koronavirusi vdekjeprurës dhe nuk është konfirmuar akoma identiteti i tyre.

Kujtojmë që anija e lundrimit, “Princess Cruises”, është ankoruar në Gjirin e Yokohama, ndërsa ekuipazhi i saj do të qëndrojë 14 ditë në karantinë.

Mësohet se, pasagjeri i infektuar në anijen e lundrimit ishte një burrë 80-vjeçar nga Hong Kong, ku ai ishte në një udhëtim në Kinë për disa orë më 10 janar, por nuk vizitoi institucionet e kujdesit shëndetësor ose tregjet e detit çka tregon se gjasat janë ta ketë marrë virusin nga një person tjetër.

80-vjeçari fluturoi drejt Tokios në 17 janar, ndërsa raportohet se gjendja e tij ishte përkeqësuar në 19 janar kur kishte filluar edhe kolla. Ai hipi në kroçeren në Yokohama më 20 janar duke zbarkuar në hong Kong dhe kërkuar kujdes mjekësor në 30 Janar.

Kujtojmë që deri më tani ka 565 të vdekur dhe mbi 28 mijë të infektuar në të gjithë botën.

Postimi i ministrisë
Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PËRPARA SANREMO-s/ Alketa Vejsiu nënshkruan kontratën me televizionin shtetëror italian
Previous article VELIAJ TAKOHET ME AMBASADOREN YOURI KIM/ "Të rrisim investimet amerikane në vend si dhe rimëkëmbjen..."

k.autor

Postime të ngjashme

TJETËR TËRMET I FORTË NË GREQI/ Lëkundje 5.1 ballë në Methoni Rajon

TJETËR TËRMET I FORTË NË GREQI/ Lëkundje 5.1 ballë në Methoni

"DO TË JAPË DORËHEQJEN SI PRESIDENT"/ Vuçiç zbulon lëvizjen, çfarë pritet të ndodhë në Serbi Rajon

"DO TË JAPË DORËHEQJEN SI PRESIDENT"/ Vuçiç zbulon lëvizjen, çfarë pritet të ndodhë në Serbi

ZGJEDHJET NË KOSOVË/ Numërohen mbi 92% e votave, kryeson LVV. Si ndahen ulëset në Kuvend Rajon

ZGJEDHJET NË KOSOVË/ Numërohen mbi 92% e votave, kryeson LVV. Si ndahen ulëset në Kuvend

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT