Koronavirusi vazhdon të përhapet në të gjithë botën, duke ngritur alarmin dhe marrjen e masave drastike, edhe pse situata po vjen gjithnjë e më tepër drejt stabilitetit në Kinë.
Deri në këto momente ka arritur në 4,024 persona kanë vdekur në të gjithë globin, ndërsa afro 115 mijë të tjerë janë konfirmuar mbartës të virusit.
Shumica e numrit të të vdekurve vijon të jetë ende në territorin e Kinës – megjithatë situata atje duket të jetë duke u stabilizuar, me vetëm 19 raste të reja të hënën (krahasuar kjo me gjendjen një ose dy muaj më parë, rreth 2,000 raste të reja numëroheshin çdo ditë). Ndërsa, situate ka ardhur gjithnjë e më tepër duke u përkeqësuar në vende të tjera të botës si: Itali dhe Gjermani apo edhe SHBA nga shpërthimi i koronavirusit.
Këtu janë shifrat e konfirmuara nga autoritetet shëndetësore deri tani:
Në territorin e Kinës: 80.754 raste, 3,136 vdekje
Jashtë Kinës: 32.255 raste, 882 vdekje
882 vdekje janë shënuar jashtë Kinës:
Itali: 463
Irani: 237
Koreja e Jugut: 54
Francë: 30
Spanjë: 28
Shtetet e Bashkuara: 26
Japoni: 16
Irak: 7
MB: 5
Hong Kong: 3
Australi: 3
Gjermani: 2
Filipine: 1
Zvicër: 1
Hollandë: 1
Argjentina: 1
Egjipt: 1
Tajvan: 1
Tajlandë: 1
Kanada: 1
Sipas raportimeve nga mediat e huaja, treguesi më i fortë se gjërat po qetësohen më në fund në Kinë është vizita e Presidentit Kinez Xi Jinping në Ëuhan, epiqendra e shpërthimit.
Sipas axhendës, Xi ka planifikuar të takojë gjatë ditës në vijim punonjës të mjekësisë, trupa të ushtrisë dhe policë, vullnetarë dhe pacientë, teksa media shtetërore kineze e cilësojnë këtë si një shfaqje simbolike të besimit për vënien nën kontroll më në fund të virusit vdekjeprurës në Kinë.
Përhapja e COVID-19 është duke rënë edhe në Korenë e Jugut. Numri i rasteve të reja në ditë sa vjen edhe ulet nga dita në ditë.Megjithatë ministry koreano jugor i shëndetësisë e ka fshehur entuziazmin, duke u shprehur se është shumë herët për festime – dhe se ai ishte “me kujdes duke pritur kalimin e pikut të shpërthimit.”
Italia ka kufizuar çdo llojë lëvizje, teksa Evropa tani po përballet me një përkeqësim të situatës nga shpërthimi i COVID-19. E gjithë Italia dhe 60 milion banorët e saj janë nën mbyllje totale – kjo nënkupton lëvizjen e kufizuar, mbylljen e shkollave, ndalimin e të gjitha ngjarjeve publike dhe shërbimet fetare të pezulluara, përfshirë dasmat dhe funeralet.
Masat drastike u morën në përgjigje të një sistemi të kujdesit shëndetësor të mbingarkuar nga numri i madh i pacientëve – por disa zyrtarë italianë shqetësohen se kjo ende nuk është e mjaftueshme.
Rastet e SH.B.A.-së kanë shkuar në rritje me të paktën 728 persona të konfirmuar të infektuar dhe 26 vdekje, duke ngritur kështu alarmin thonë zyrtarët lokalë dhe shëndetësor. Shumë shtete janë duke deklaruar gjendje të jashtëzakonshme, dhe madje kongresistët janë duke u vetë-karantifikuar pasi vijnë nga kontakti me pacient të infektuar.
Shkollat në mbarë vendin kanë filluar të mbyllen dhe nxënësit të zhvillojnë mësime online. Punëdhënës të mëdhenj si Amazon po kërkojnë nga punëtorët në zonat e goditura me virus që të punojnë nga shtëpia.E paralelisht me këtë situatë rrëmuje të krijuar, rritet fërkimi midis autoriteteve lokale dhe administratës Trump.


