• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KORONAVIRUSI/ Këto janë shtetet “e lumtura” pa infeksione COVID-19
Home
Nderkombetare

KORONAVIRUSI/ Këto janë shtetet “e lumtura” pa infeksione COVID-19

5 October, 2020 Delo.autor Botë, Nderkombetare

Koronavirusi ende nuk është konfirmuar në vetëm 11 vende nga gjithsej 193 që janë anëtare të plota të Kombeve të Bashkuara, dhe sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), ka njerëz të infektuar në të gjitha kontinentet përveç Antarktidës.

Ishujt Solomon janë vendi i fundit ku është regjistruar virusi vdekjeprurës dhe ai arkipelag i Paqësorit është pjesë e Australisë dhe Oqeanisë, kontinentit me numrin më të vogël të vendeve të prekura nga virusi koronar.

Shteti më i madh në të cilin asnjë rast i koronavirusit nuk është konfirmuar zyrtarisht është Koreja e Veriut, autoritetet e së cilës karantinuan qytetin Kaesong afër kufirit me Korenë e Jugut më 26 korrik, pasi u gjet një person i dyshuar i infektuar me një virus të egër.

Sidoqoftë, këto dyshime nuk janë konfirmuar, kështu që, pavarësisht rezervave të ekspertëve të shumtë botërorë të mjekësisë, Koreja e Veriut renditet zyrtarisht si një vend ku COVID-19 nuk ka hyrë.

Turkmenistani është vendi i dytë aziatik që nuk ka konfirmuar praninë e koronavirusit, megjithëse kufizohet me Iranin, ku janë regjistruar gati gjysmë milioni njerëz, si dhe Kazakistanin, i cili regjistron më shumë se 100,000 raste të infeksionit.

Ka pasur raporte sporadike të qytetarëve turkmenë që kanë simptoma të koronavirusit dhe madje të vdekjeve të pohuara, por autoritetet atje deri më tani nuk kanë raportuar ndonjë rast të infeksionit.

Nëntë vendet e mbetura në të cilat virusi nuk është konfirmuar janë të vendosura në Oqeani, dhe më i madhi prej tyre është Vanuatu, i cili ka më pak se 200,000 banorë. Vendi më i vogël pa COVID është Nauru, i cili ka vetëm 12,000 banorë.

Më poshtë është një listë e shteteve anëtare të plota të KB në të cilat nuk është konfirmuar asnjë rast i infeksionit koronavirus:

Azi (2): Koreja e Veriut, Turkmenistani.

Australia dhe Oqeania (9): Vanuatu, Kiribati, Ishujt Marshall, Shtetet e Federuara të Mikronezisë, Nauru, Palau, Samoa, Tonga, Tuvalu.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PANDEMIA NË SHBA/ Nju Jorku do të izolojë zonat me vatra përhapjeje
Previous article KORONAVIRUSI/ Parashikimi i OBSH: 10 për qind e popullsisë së botës mund të jenë infektuar me COVID-19

Delo.autor

Postime të ngjashme

IRANI VENDOS KUSHTET PËR HORMUZIN/ Kërkon heqjen e sanksioneve dhe kompensim nga SHBA-ja Botë

IRANI VENDOS KUSHTET PËR HORMUZIN/ Kërkon heqjen e sanksioneve dhe kompensim nga SHBA-ja

A PO LIND NATO-ja ISLAMIKE? Arabia Saudite, Turqia dhe Pakistani krijojnë bosht të ri mbrojtës Botë

A PO LIND NATO-ja ISLAMIKE? Arabia Saudite, Turqia dhe Pakistani krijojnë bosht të ri mbrojtës

TENSIONET NË LINDJEN E MESME/ Arabia Saudite akuzon Huthit se kërcënojnë përpjekjet e ndërmjetësimit SHBA-Iran Botë

TENSIONET NË LINDJEN E MESME/ Arabia Saudite akuzon Huthit se kërcënojnë përpjekjet e ndërmjetësimit SHBA-Iran

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT