• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
KORONAVIRUSI/ Këshilli Global për Tolerancë dhe Paqe dhuron 10 mijë maska Shqipërisë për bluzat e bardha
Home
Sociale

KORONAVIRUSI/ Këshilli Global për Tolerancë dhe Paqe dhuron 10 mijë maska Shqipërisë për bluzat e bardha

23 April, 2020 Delo.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Këshilli Global për Tolerancë dhe Paqe ka dhuruar për SHqipërinë 10 mijë maska kirurgjikale, të cilat do t’u vijnë në ndihmë heronjve që janë në vijën e parë të luftës në betejën me COVID-19, bluzave të bardha.

Në një letër falenderimi, kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi shkruan se ky gjest është shumë domethënës për të gjithë vendin, aq më tepër kur vjen në një kohë kur të gjitha vendet po përballen me këtë armik ta pamëshirshëm.

Letra e plotë

 “Ju falenderoj nga zemra për letrën Tuaj të datës 15 prill, në të cilën shprehni simpatinë e thellë, solidaritetin e sinqertë,mbështetjen për mjekët në vijën e parë të betejës si edhe ngushëllimet për humbjen e jetëve njerëzore prej koronavirusit, në këto kohë të vështira, kur popujt e të gjithë planetit janë përfshirë nëluftën për mbrojtjen e jetëve njerëzore prej pandemisë së COVID-19. Qeveria dhe institucionet e Shqipërisëkanë marrë dhe po zbatojnë masa të rrepta për parandalimin e përhapjes së koronavirusit dhe shpëtimin e  jetëve njerëzore dhe, si rezultat i këtyre masave dhe i mbështetjes e solidaritetit të qytetarëve shqiptarë, humbjet e jetëve njerëzore kanë qenë të pakta, por ekonomia e vendit, ashtu si edhe ekonomia e vendeve të tjera, është goditur rëndë.

Kuvendi, Qeveria dhe institucionet e Shqipërisë nuk e kanë ndërprerë asnjë çast funksionimin dhe veprimtarinë e tyre në shërbim të qytetarëve, mbrojtjes së jetëve të tyre dhe rigjallërimin e ekonomisë. Komisionet parlamentare të Kuvendit kanë vazhduar të funksionojnë rregullisht online, ndërsa seancat plenare po zhvillohen me pjesëmarrjen e të gjithë deputëtëve, duke zbatuar standartet e distancimit social dhe masat e tjera mbrojtëse.  Ne, shqiptarët, ndjekim me vëmendje betejën e mjekëve, qeverive, institucioneve dhe popujve kundër këtij rreziku dhe gëzohemi për mbrojtjen e shpëtimin e çdo jete njerëzore. Letra Juaj dëshmon se në luftën kundër COVID-19 asnjë vend nuk është i vetëm, por ka mbështetjen e solidaritetin e gjithë njerëzimit. Të gjithë dëshirojmë  me gjithë shpirt që e keqja të ndalet sa më shpejt dhe të gjithë popujt e botës t’u kthehen jetës normale dhe gëzimeve të saj.

Unë e vlerësoj si  një mbështetje të madhe në luftën kundër koronavirusit ngritjen e Task Forcës së Këshillit Global për Tolerancë dhe Paqe,  për të mbështetur zbatimin e masave mbrojtëse prej pandemisë,në vendet e prekura si edhe në kontekstin global. Shpreh mirënjohjen e thellë të Kuvendit të Shqipërisë dhe timen personale për dhurimin prëj Këshillit Global për Tolerancë dhe Paqe të 10 mijë maskave kirurgjikale, të cilat janë një mbështetje  e madhe për mjekët, infermierët dhe profesionistët e mjekësisë që janë në vijën e parë të betejës kundër koronavirusit. Populli shqiptar nuk do ta harrojë kurrë këtë ndihmë.”

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KORONAVIRUSI/ Nikotina mund të na mbrojë nga COVID-19. Hipoteza kontraverse e një studimi francez
Previous article BANESA E SHKRUMBUAR NË KLOS/ Kush është e moshuara që humbi jetën, jetonte e vetme prej 20 vitesh. Çfarë ka ngelur nga zjarri i frikshëm (VIDEO)

Delo.autor

Postime të ngjashme

PROTESTA/ Bojkotohet mësimi në Fakultetin e Bujqësisë në Korçë, studentët në mbështetje të protestës në Tiranë Aktualitet

PROTESTA/ Bojkotohet mësimi në Fakultetin e Bujqësisë në Korçë, studentët në mbështetje të protestës në Tiranë

PROTESTUESIT MBLIDHEN TE PARLAMENTI/ Anulohet seanca e sotme plenare Breaking News

PROTESTUESIT MBLIDHEN TE PARLAMENTI/ Anulohet seanca e sotme plenare

"NUK PO MARR DOT FRYMË"/ Me shkop gome dhe grushte, efektivët godasin dhunshëm të rinjtë e shtrirë në tokë Aktualitet

"NUK PO MARR DOT FRYMË"/ Me shkop gome dhe grushte, efektivët godasin dhunshëm të rinjtë e shtrirë në tokë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT