• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 1 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

1 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
KORONAVIRUSI/ Karantina për 15 milionë njerëz në Itali, kompanitë ajrore shqiptare nisin anulimin e fluturimeve
Home
Sociale

KORONAVIRUSI/ Karantina për 15 milionë njerëz në Itali, kompanitë ajrore shqiptare nisin anulimin e fluturimeve

8 March, 2020 Delo.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Operatorët ajrorë që kryejnë fluturime nga Tirana drejt Milanos kanë filluar sot të anulojnë fluturimet e tyre drejt Italisë. Kjo lëvizje vjen, pasi qeveria italiane vendosi shpalljen e Lombardisë si zonë karantine, duke ndaluar lëvizjen deri në datën 3 prill.foto galeri

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Sipas faqes zyrtare të aeroportit të Rinasit, të paktën tre fluturime janë anuluar.

I pari është fluturimi drejt Romës i planifikuar në 5.30 të mëngjesit nga Air Albania. Po ky operator ka anuluar dhe fluturimin që është parashikuar për në Milano në orën 11.15, si dhe atë për në Bolonjë në orën 18.20.

Sot ishin parashikuar të paktën 5 fluturime nga Tirana në Milano (Bergamo) nga Air Albania, Blue Panorame dhe Easy jet. Blue Panorama po kryen check-in për në Bergamo, të parashikuar në 11.15.

Ndërsa Air Albania i ka anuluar fluturimet.

Të kontaktuar me telefon, operatorët e Air Albania thanë se të gjitha fluturimet me Italinë ditën e sotme janë anuluar për arsye operacionale nga kompania, pa konfirmuar një lidhje me karantinën. Ata thanë se nuk kanë konfirmim nëse dhe nesër do të ketë fluturime. Të gjithë ata që kanë prerë biletat mund të drejtohen tek kompania për të ndryshuar datën ose rimbursuar biletën.

Qeveria italiane miratoi të shtunën në mbrëmje dekretin që bllokon lëvizjen në rajonin verior të Lombardisë, pasi po përpiqet të frenojë përhapjen e koronavirusit. Dekreti ka zgjatur zonat e karantinës, të ashtuquajturat “zona të kuqe”, duke i urdhëruar njerëzit të mos hyjnë ose të largohen nga rajoni.

Vendi po mundohet të përmbajë shpërthimin më të keq të Evropës së Covid-19, i cili ka marrë jetën e 233 personave dhe ka infektuar gjithsej 5.883 njerëz.

Lombardia është një nga 20 zonat administrative të Italisë, e gjendur në veri dhe ka rreth 10 milionë banorë (një të gjashtën e popullsisë), ndërsa kontribuon në një të pestën e prodhimit të brendshëm bruto të vendit. Qendra e saj është Milano..

Nga Tirana drejt Italisë dhe anasjelltas fluturojnë çdo vit rreth 1.7 milionë pasagjerë, pjesa më e madhe e të cilëve i drejtohen rajonit verior, kryesisht Milanos e Bergamos./monitor

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TENTUAN TA TRAFIKONIN NË GREQI FSHEHUR NË TRUP/ Kapen dy korçarë me 1 kg kokainë në Kapshticë (FOTO)
Previous article URIM I VEÇANTË/ Basha bashkë me vajzat e tij mesazh për 8 Marsin, ja surpriza që i bën Aurelës (FOTO)

Delo.autor

Postime të ngjashme

DROGË PRANË SHKOLLAVE NË TIRANË/ Arrestohet 28-vjeçari me 235 doza kokaine Aktualitet

DROGË PRANË SHKOLLAVE NË TIRANË/ Arrestohet 28-vjeçari me 235 doza kokaine

VIDEOT ME PËRMBAJTJE SEKSUALE/ Ragon Policia: Referuam materialet në Prokurori, nisën hetimet Aktualitet

VIDEOT ME PËRMBAJTJE SEKSUALE/ Ragon Policia: Referuam materialet në Prokurori, nisën hetimet

E RËNDË NË PËRMET/ 40-vjeçarja hidhet nga kati i gjashtë i pallatit, humb jetën Aktualitet

E RËNDË NË PËRMET/ 40-vjeçarja hidhet nga kati i gjashtë i pallatit, humb jetën

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT