• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“KORONAVIRUSI KA KRIJUAR NJË BOTË NDRYSHE”/ Mjeku shqiptar në SHBA: Qasja ndaj shërbimeve ndikon tek niveli i rrezikut nga COVID-19
Home
Sociale

“KORONAVIRUSI KA KRIJUAR NJË BOTË NDRYSHE”/ Mjeku shqiptar në SHBA: Qasja ndaj shërbimeve ndikon tek niveli i rrezikut nga COVID-19

1 May, 2020 Delo.autor Aktualitet, Sociale

Nju Jorku është shndërruar në simbol të krizës shëndetësore që ka shkaktuar koronavirusi në Shtetet e Bashkuara. Por jo çdo komunitet amerikan po ndesh të njëjtat probleme. Virusi nuk fal askënd, pavarësisht moshës, racës apo të ardhurave, megjithatë statistikat tregojnë se amerikanët me të ardhura të larta dhe qasja në shërbime kanë shanse disa herë më të mira mbijetese ndaj sëmundjes. Në një bisedë gazetaren Ardita Dunellari të Zërit të Amerikës, Dr. Avenir Mulita na ndihmon të kuptojmë faktorët që diktojnë sa e rrezikshme është kjo sëmundje.
Koronavirusi ka krijuar një botë ndryshe, shprehet Dr. Avenir Mulita:

“Ankthi dhe pasiguria në përgjithësi. Eshtë tjetër ndjesi kur ti hyn në spital dhe i shikon të gjithë njerëzit me maska. Më parë i përshëndesje, u jepje dorën. Pacientët tani thjesht i përshëndes, duhet të rrish larg”.

Dr. Mulita është në vijën e frontit duke u kujdesur për pacientët me COVID-19 në spitalin Suburban. Por realiteti në qytezën Bethesda ku ndodhet spitali dallon shumë nga skenat që janë transmetuar prej dy muajsh nga Nju Jorku:

“Dendësia është një faktor. Faktori tjetër është që Nju Jorku është qytet shumë i vizituar nga e gjithë bota. Kjo e rrit rrezikun që njerëzit të ekspozohen”.

“Gjithashtu, Bethesda është një nga zonat më të pasura dhe më të arsimuara në Amerikë”.

Bethesda është renditur disa herë në krye të listës së qytezave më të arsimuara në Shtetet e Bashkuara, ku mbi 50% e banorëve kanë grada shkencore.

“Kjo tregon që njerëzit tregojnë shumë kujdes drejt shërbimit mjekësor dhe kundrejt shëndetit të tyre. Ata nuk i lënë gjërat pas dore. Kjo ka ndikuar që njerëzit të jenë më të shëndetshëm dhe të jenë më të ndërgjegjshëm karshi shëndetit në përgjithësi,” thotë Dr. Mulita.

Të ardhurat për familje dy herë më të larta se mesatarja kombëtare, u ofrojnë banorëve të kësaj qyteze të qetë qasje në shërbime që nuk gëzon pjesa më e madhe e vendit.

Me një popullsi ku afro 80% e banorëve janë të bardhë, Bethesda është statistikisht më pak e rrezikuar nga epidemia. Në krizën e koronavirusit, autoritetet amerikane kanë vërejtur se sëmundja godet më rëndë pakicat me ngjyrë.

Në bazë të një raporti të fundit të Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, latino-amerikanët dhe afrikano-amerikanët e prekur nga COVID-19 kanë ritme vdekshmërie 1.7 deri në 2 herë më të larta se të bardhët.

Koronavirusi ka nxjerrë në pah hendekun e madh në shërbime e standarde jetese mes shtresës së pasur dhe pjesës më të varfër të vendit, ku përfshihet një pjesë e madhe e pakicave me ngjyrë. Mendohet se kjo vjen ngaqë popullata me ngjyrë ka ritmet më të larta të problemeve ekzistuese shëndetësore, që i bën më të rrezikuar nga COVID-19.

Në Spitalin Saint Joseph në Nju Jork, problemet e varfërisë dhe mungesave në shërbime për popullatën e zonës krijuan një mbingarkesë pacientësh në ditët e pikut të epidemisë.

“Në këtë popullatë ka ritme të larta të sëmundjes, përveç COVID-it: probleme zemre, tension të lartë, diabet, astmë, dhe sëmundje të tjera që i vënë banorët e zonës në rrezik më të lartë,” thotë Catherine Hopkins, drejtoresha e lidhjeve me komunitetin në Qendrën Mjekësore St. Joseph në Nju Jork.

Fillimet e epidemisë sollën shqetësim edhe në spitalin Suburban në Bethesda, por situata u zgjidh falë lidhjeve me institucione të fuqishme të zonës.

“Fakti që spitali ynë është i lidhur me Spitalin Johns Hopkins dhe Qendra Kombëtare e Shëndetësisë NIH është shumë afër, gjë që na ka ndihmuar që një pjesë të pacientëve në fillim t’i transferonim në këto qendra për medikamente që akoma janë në studim e sipër,” thotë Dr. Mulita.

Spitali Suburban tani ofron testime për këdo që ka simptoma dhe ka marrë rekomandim nga mjeku i familjes.

“Njerëzit testohen direkt në makinë kur testimi është i rekomanduar nga mjekët e përgjithshëm,” thotë Dr. Mulita.

Shumë nju jorkezë, apo amerikanë të shtresës më të varfër e kanë të pamundur të marrin rekomandim pasi nuk kanë sigurime shëndetësore.

Një qendër testimi e hapur në lagjen Harlem javën e kaluar mblodhi nju jorkezë nevojtarë nga të gjitha cepat e qytetit.

“Kjo pikë testimesh ndihmon banorët, veçanërisht këtu në Harlemn pasi këtu ka shumë nevojë për testime. Shumë banorë të kësaj zone nuk kanë sigurime shëndetësore. Prandaj kjo pikë testimesh është gjë kaq e madhe,” thotë një banor i Nju Jorkut.

Në Nju Jork, edhe ata që mund të marrin rekomandimin e mjekut shpesh e kanë të pamundur të gjejnë një qendër që ofron teste, thjesht pasi kërkesa është më e lartë se inventari.

Megjithëse ka qenë me kollë prej disa ditësh Johny 52-vjeçar nuk ka arritur të testohet:

“U përpoqa të testohem në Bronks. Më thanë ‘dukesh mirë me shëndet’ prandaj nuk kualifikohesha. I pyeta se mos duhet të vdisja në mënyrë që të bënin testin”.

Dr. Mulita shprehet se kriza e koronavirusit ka naxjerrë në pah nevojën për ndryshime serioze në kujdesin parësor dhe shëndetin publik në Shtetet e Bashkuara.

Autoritetet federale dhe ato shtetërore janë zotuar ta studiojnë situatën me vëmendje dhe të marrin masat e nevojshme./VOA

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DITA E PUNËTORËVE/ Rama: 1 Maji më domethënës i mijëra heronjve të heshtur, falë të cilëve Shqipëria po fiton (VIDEO)
Previous article "KENI GDHENDUR FAQE TË RE TË HISTORISË MES DY POPUJVE"/ Mbërrijnë 30 heronjtë shqiptarë në Rinas

Delo.autor

Postime të ngjashme

MBYLLET TUBIMI NË TIRANË/ Qytetarët mblidhen para Kryeministrisë me 10 kërkesa, protestë mbarëkombëtare më 10 qershor Aktualitet

MBYLLET TUBIMI NË TIRANË/ Qytetarët mblidhen para Kryeministrisë me 10 kërkesa, protestë mbarëkombëtare më 10 qershor

VELIPOJA ME FLUKS PUSHUESISH/ Vizitorët vlerësojnë pastërtinë, organizimin dhe përmirësimin e kushteve Aktualitet

VELIPOJA ME FLUKS PUSHUESISH/ Vizitorët vlerësojnë pastërtinë, organizimin dhe përmirësimin e kushteve

PROTESTA MASIVE PARA KRYEMINISTRISË/ Qytetarët: Kemi vetëm një kërkesë, dorëheqje Aktualitet

PROTESTA MASIVE PARA KRYEMINISTRISË/ Qytetarët: Kemi vetëm një kërkesë, dorëheqje

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT