• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KORONAVIRUSI/ Italia autorizon mjekët për plazmën e gjakut kundër COVID-19
Home
Nderkombetare

KORONAVIRUSI/ Italia autorizon mjekët për plazmën e gjakut kundër COVID-19

8 May, 2020 s.autor Botë, Nderkombetare

Autoritetet italiane të Institutit të Shëndetit Publik dhe të Agjencisë Kombëtare të Barmave kanë autorizuar nisjen e një studimi kombëtar krahasues për të vlerësuar efikasitetin e terapisë e kurimit me plazma tek pacientët e infektuar nga COVID 19.

Analizat e konkluzionet e këtij studimi mund të lejojnë më pas krijimin e një metode unike e të standardizuar të terapisë me plazma për pacientë COVID 19.

Që prej muajit mars terapia me plazma ka nisur të aplikohet në disa qendra spitalore në formën e një kure eksperimentale tek pacientët në gjendje mjaft të rënduar shëndetësore.

Por deri më sot ishte një terapi e lokalizuar e vendimi i marrë nga autoritetet italiane të shëndetit publik do të lejojnë një analizë shkencore mbi efektin e antitrupave të pacientëve të shëruar nga COVID 19 tek pacientët e sëmurë e në gjendje të rëndë.

Plazma është pjesa më e lëngshme e gjakut e përbërë nga ujë, proteina hormone e ushqyes. Por mbi të gjitha është e përbërë nga antitrupa të formuar tek pacientët pas shërimit nga virusi me efekt neutralizues.

Teknika e kësaj terapie është relativisht e thjeshtë e konsiston në marrjen e plazmës tek pacientët e shëruar e injektimin e saj tek ata të sëmurë rëndë me qëllim që antitrupat të neutralizojnë e të ndalin virusin.

Një teknikë e tillë është përdorur dhe më parë në epideminë Sars 20202 e Mers 2020.

Në Itali është përdorur në formë eksperimentale për të kuruar fillimisht 52 të sëmurë me Covid 19 në spitalin e Mantovës e Pavias. Mes tyre dhe një grua shtatzënë e cila është shëruar falë injektimit të plazma terapisë.

Plazma terapia ka një kosto mjaft të ulët. Pacientët e shëruar e dhurojnë plazmën. Kosto për ta shpërndarë tek qendrat e tjera spitalore është rreth 172 euro. Çdo qese plazma injektohet me dy doza tek pacienti e injektimi kushton 86 euro.

Edhe Irani fillon kurimin me plazma të pacientëve me COVID-19

Ndërsa përqindja e pacientëve të infektuar me COVID-19 vazhdon të rritet në Iran, Spitali Masih Daneshvari në Teheran po lehtëson përdorimin e plazmës konvulsive të COVID-19 për kurimin e pacientëve të infektuar me COVID-19.

Kjo ndërsa një numër i stafit mjekësor në spital që janë infektuar dhe janë rikuperuar kohët e fundit, janë ndër dhuruesit e plazmës. Metoda është përdorur në të kaluarën për të trajtuar sëmundje të tilla si poliomeliti dhe të infeksioneve të frymëmarrjes të ngjashme me COVID-19. Vendimi erdhi pasi Ali Akbar Velajati, drejtues i Spitalit Masih Daneshvari, tha se ata do të fillojnë të trajtojnë me plazma pacientët në gjendje kritike. Deri më tani, mbi 1.000 raste të infektuara me COVID-19 janë trajtuar në këtë qendër. Plazma e marrë nga njerëzit që janë rikuperuar nga COVID-19, mund të përmbajë antitrupa ndaj virusit që shkakton sëmundjen dhe mund të jetë efektiv kundër infeksionit. Plazma duhet të mblidhet nga pacientët e rikuperuar, të cilët mund të dhurojnë gjak, nuk kanë pasur simptoma për 14 ditë, dhe kanë pasur rezultate negative në testet e COVID-19.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article LË PAS ARTISTËT E NJOHUR/ Loredana shënon super suksesin me këngën e fundit dedikuar Mozzik (FOTO)
Previous article PAQARTËSI PËR HAPJEN E.../ Manastirliu thotë pas 18 majit, në e-albania të hapura që më 4 maj

s.autor

Postime të ngjashme

"PO NDËRTOJNË PARAJSË PRIVATE NË SHQIPËRI"/ Djali i Joe Biden sulmon familjen Trump dhe përmend projektin e Zvërnecit Aktualitet

"PO NDËRTOJNË PARAJSË PRIVATE NË SHQIPËRI"/ Djali i Joe Biden sulmon familjen Trump dhe përmend projektin e Zvërnecit

SAMITI I NATO-s NË ANKARA/ Rubio njofton pjesëmarrjen e presidentit Trump: Është nga më të rëndësishmit në histori, do sqarohen disa çështje që… Botë

SAMITI I NATO-s NË ANKARA/ Rubio njofton pjesëmarrjen e presidentit Trump: Është nga më të rëndësishmit në histori, do sqarohen disa çështje që…

PARALAJMËRON IRANIN/ Natanyahu: Po luani me zjarrin, opsioni ushtarak mbetet në tryezë Botë

PARALAJMËRON IRANIN/ Natanyahu: Po luani me zjarrin, opsioni ushtarak mbetet në tryezë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT