Qeveria islandeze njoftoi sot një lehtësim gradual të masave kundër koronavirusit të ri, më 4 maj, duke filluar me rihapjen e shkollave të mesme dhe universiteteve, transmeton Atsh.
Të mbyllura prej gati një muaj, shkollat e mesme dhe universitetet do të jenë në gjendje të fillojnë përsëri orët e mësimit në fillim të majit.
Do të lejohen të rihapen edhe parukeritë dhe muzetë dhe, nëse kufizimet e grumbullimit mbeten në fuqi, kufiri do të rritet nga 20 në 50 persona.
Sidoqoftë, pishinat, palestrat, kinematë, baret dhe restorantet e tjera do të qëndrojnë të mbyllura.
Zyrtarët shëndetësorë njoftuan javën e kaluar se ishulli i Atlantikut të Veriut ka arritur kulmin e tij të epidemisë.
Sot, numri i rasteve të diagnostikuara me COVID-19 shënoi rënie për të katërtën ditë radhazi.
Islanda aktualisht ka 1 720 raste infektimi të konfirmuara me COVID-19 dhe tetë vdekjeve.


