Specialistja e ISHP-së, Rovena Daja u kërkoi qytetarëve që të mos lëviznin nga njëri qytet në tjetrin për të parandaluar përhapjen e koronavirusit, nisur nga rasti i gruas shtatzënë në Fier. Ajo nga Tirana shkoi në Fier, ku infektoi më pas vjehrrën dhe njërin nga fëmijët.
“Situata është e qëndrueshme. Të gjithë janë duke rritur vigjilencën, pasi shpresojmë se duke lehtësuar masat, të mos rritet numri. Cdo gjë tani varet nga qytetarët, mos lëvizni nga njëri qytet në tjetrin, kjo është arsyeja pse kemi pasur raste të reja.


