• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KORONAVIRUSI/ Infermierja lëndohet nga letra e fqinjëve: Po na sjell COVID-19 në shtëpi
Home
Nderkombetare

KORONAVIRUSI/ Infermierja lëndohet nga letra e fqinjëve: Po na sjell COVID-19 në shtëpi

23 April, 2020 Delo.autor Botë, Nderkombetare

Një infermiere italiane e quajtur Damiana Barsotti e cila punon 13 orë në ditë në spitalin San Luca për të shpëtuar jetën e pacientëve me koronavirus, ka marrë një letër jo të këndshme nga fqinjët e saj.

Infermierja e gjeti letrën në kutinë postare. Ndërkohë që e gjithë Italia po uron mjekët dhe infermierët që po luftojnë kundër virusit, ajo lexoi fjalë aspak inkurajuese.

“Faleminderit për koronavirusin që na sjell te dera çdo ditë. Ta dish që këtu ka të moshuar dhe fëmijë. Faleminderit!”, shkruhej në letër.

“Kur e lexova letrën, ishte si thikë pas shpine, u ndjeva e tradhëtuar, e lënduar, por nuk u zemërova. Më pas mendova se ishte detyra ime të bëja diçka dhe thirra karabinierët”, u shpreh infermierja.

“Nuk prisja ndonjë faleminderit, por ajo letër më lëndoi. Këto janë momente të vështira, ndonjëherë qaj kur shkoj në punë ose kur mbaroj turnin. Nuk më ka ndodhur kurrë të jem në mes të një pandemie vdekjeprurëse. I kam në mendje sytë e atyre pacientëve të shtrirë, me oksigjen dhe që më pyesin ‘A do t’ja dal?’ Por ne nuk e dimë, i japim shpresë pa e ditur çfarë do ndodhë. Kjo nuk është një sëmundje si të tjerat që i jep pacientit një ilaç dhe pret të përmirësohet”, është shprehur  Barsotti.

Infermierja jeton me Gabriele, burrin e saj i cili është i papunë për më shumë se 12 muaj, me tre fëmijë të moshës 20, 18 dhe 15 vjeç.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VIDEOLAJM/ Si të përdorësh flamurin e PD. Ja standardet që duhet të plotesojnë bizneset për tu kthyer në punë
Previous article E THA HAPUR/ Kejvina Kthjella: PO, kam bërë operacione plastike. Jam PRO...

Delo.autor

Postime të ngjashme

MESAZH NGA LAMPEDUSA/ Papa Leo XIV: Evropa ka përgjegjësi të mbrojë dhe të integrojë emigrantët Botë

MESAZH NGA LAMPEDUSA/ Papa Leo XIV: Evropa ka përgjegjësi të mbrojë dhe të integrojë emigrantët

250-VJETORI I PAVARËSISË SË AMERIKËS/ Mbreti Charles: Britania dhe SHBA mbrojnë vlerat e përbashkëta Botë

250-VJETORI I PAVARËSISË SË AMERIKËS/ Mbreti Charles: Britania dhe SHBA mbrojnë vlerat e përbashkëta

TRUMP NË DAKOTËN E JUGUT/ Fjalim patriotik për 250-vjetorin e SHBA-së. Mesazhe të forta politike për rrezikun nga komunizmi Botë

TRUMP NË DAKOTËN E JUGUT/ Fjalim patriotik për 250-vjetorin e SHBA-së. Mesazhe të forta politike për rrezikun nga komunizmi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT