• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KORONAVIRUSI/ Humbën betejën me COVID-19, Italia përkujton viktimat e pandemisë
Home
Nderkombetare

KORONAVIRUSI/ Humbën betejën me COVID-19, Italia përkujton viktimat e pandemisë

18 March, 2021 Delo.autor Botë, Nderkombetare

Italia ka nderuar ditën e sotme viktimat e regjistruara me koronavirus, duke kujtuar ditën kur një vit më parë janë transmetuar pamje tronditëse në gjithë botën, të ushtrisë duke bartur viktimat nga Bergamo, qyteti i goditur keq nga pandemia.

Kryeministri italian Mario Draghi ka udhëtuar në Bergamo, për të nderuar viktimat. “Ky vend është simbol i dhimbjes për gjithë kombin”, ka thënë Draghi para pak personave prezentë në ceremoni.

Ai ka thënë se qyteti i Bergamos është përballur me “ditë të tmerrshme”, në të cilat banorët nuk kanë qenë të gjendje të jenë me më të afërmit e tyre gjatë momenteve të fundit të jetës. Një vit më parë, qyteti i Bergamos nuk ka pasur më vend për trupa të vdekur, andaj ushtria ishte angazhuar për t’i transportuar ata në krematoriume të qyteteve tjera.

Draghi ka inauguruar një memorial të gjallë – një pyll me qëllim të nderimit të viktimave – dhe ka dërguar kurora në varrezat e qytetit. E enjtja ka qenë ditë kombëtare e përkujtimit të viktimave në Itali. Të vdekurit janë përkujtuar në mënyra të ndryshme dhe flamujt janë vënë në gjysmë-shtizë.
Meqë Lombardia, rajoni ku gjendet Bergamo, është aktualisht në “zonën e kuqe” të Italisë, ku po zbatohen masat më të rrepta kundër pandemisë, shumica e njerëzve nuk kanë pasur mundësi të jenë personalisht në organizimin e Draghit.

Italia, shtet me 60 milionë banorë, ka regjistruar më shumë se 103,000 viktima me koronavirus.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VIZITON SHTËPINË E 111-VJEÇARES SË VAKSINUAR/ Rama: Mendja top e zemra e bardhë si bora. Jeta vendi i mrekullive
Previous article KORONAVIRUSI/ Rama me Silva Binon zbulojnë se pse ndodhin trompozat pas vaksinimit: Kanë ardhur nga kontraceptivët

Delo.autor

Postime të ngjashme

RRITEN TENSIONET SHBA-IZRAEL/ Uashingtoni kërkon ndaljen e operacioneve në Liban Botë

RRITEN TENSIONET SHBA-IZRAEL/ Uashingtoni kërkon ndaljen e operacioneve në Liban

TENSIONET/ Izraeli dhe Hezbollahu bien dakord për armëpushim Botë

TENSIONET/ Izraeli dhe Hezbollahu bien dakord për armëpushim

"BALLKANI PERËNDIMOR NË FOKUS..."/ BE sinjalizon “moment të ri” për zgjerimin Botë

"BALLKANI PERËNDIMOR NË FOKUS..."/ BE sinjalizon “moment të ri” për zgjerimin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT