Shkollat në Holandë do të hapen gjatë javës që vjen, ndërsa për mbrojtje nga përhapja e koronavirusit, në bankat shkollore janë vendosur panele xhami.
Udhëheqësit e shkollave, kanë vendosur dezinfektues nëpër korridoret e shkollave, si pjesë e përgatitjeve që për rifillimin e mësimit.
“Të gjithë nxënësit janë si në kabina, që të rritet siguria, nëse ndonjë prej tyre fillon të kollitet”, ka thënë koordinatorja e një shkolle në Den Bosch, shkruan tg.
Secili distrikt holandez do t’i ketë masat e veta, lidhur me rregullat për rihapjen e mësimit, derisa në disa shkolla mësimdhënësit do të kenë maska dhe uniforma mbrojtëse. Rifillimi i mësimit në shkollat e mesme, nuk fillon deri në muajin tjetër.
Numri i të prekurve me coronavirus në Holandë, deri më tani ka arritur në 42,093, derisa janë shënuar 5,359 viktima. Prej tyre, vetëm 1.3 për qind e të infektuarve dhe viktimave, kanë qenë nën moshën 20 vjeçare.





