Në kuadër të masave parandaluese për përhapjen e koronavirusit në vend, Gjykata e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ka vendosur pezullimin e veprimtarisë dhe shërbimeve gjyqësore në të githa Gjykatat e vendit të juridiksionit të përgjithshëm dhe të posacëm.
“Gjykata e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, lajmëron se me vendimin nr.127 datë 10.03.2020 ”Për pezullimin e veprimtarisë dhe shërbimeve gjyqësore në të gjitha gjykatat në Republikën e Shqipërisë” të Këshillit të Lartë Gjyqësor me qëllim mbrojtjen e shëndetit të popullatës nga infeksioni i shkaktuar nga COVID – 2019 është vendosur pezullimi i veprimtarisë dhe shërbimeve gjyqësore në të githa Gjykatat e vendit të juridiksionit të përgjithshëm dhe të posacëm për shkak të situatës së krijuar nga infeksioni i përhapur COVID-2019.” thuhet në njoftimin shpërndarë ku ndër të tjera theksohet se përjashtohen nga efektet e këtij pezullimi veprimtaria dhe shëbimet gjyqësore që lidhen me cështje me natyrë të ngutshme të vlerësuara si të tilla rast pas rasti nga gjyqtari.
“Përjashtohen nga efektet e këtij pezullimi seancat e vlerësimit të masave të sigurisë , seancat në të cilat janë kërkuar ose zbatuar masat e sigurisë me burg dhe kur të arrestuarit, të pandehurit ose mbrojtësit e tyre kërkojnë të vijohet me shqyrtimin e tyre. Në cdo rast nga ana e Gjykatës duhet të shmanget prania e publikut në zhvillimin e seancave gjyqësore. Kohezgjatja e pezullimit do të jetë për një periudhë 2 javore nga hyrja në fuqi e këtij vendimi.” thuhet në njoftim.
(BalkanWeb)


