Që kriza Corona do të shkaktojë një rënie të fuqishme të rendimentit ekonomik, këtë e ka kushdo të qartë. Por sa i fuqishëm do të jetë recesioni? Dhe a mund të ndihmojnë bonot Corona?
Shefi i ri i këshillit të ekspertëve për vlerësimin e zhvillimit të përgjithshëm ekonomik parashikon një recesion të rëndë sivjet, por jo rënie me më shumë se dhjetë përqind. Kështu u shpreh Lars Feld të martën (24.03) pas konsultimeve me kryeekonomistët dhe ministrin e Ekonomisë, Peter Altmaier. Instituti i Mynihut, Ifo ka përllogaritur skenarë me humbje deri në minus 20 përqind për vitin 2020. Por, sipas ekspertit Feld një rënie me më shumë se dhjetë përqind është mjaft pesimiste. Lars Feld nga Freiburgu është shef i të ashtuquajturit këshilli i „kokave të ekonomisë”, që këshillon qeverinë.