• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 3 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

3 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KORONAVIRUSI/ Frika nga një valë e dytë infektimesh me COVID-19 në Evropë
Home
Nderkombetare

KORONAVIRUSI/ Frika nga një valë e dytë infektimesh me COVID-19 në Evropë

4 August, 2020 Delo.autor Botë, Nderkombetare

Masat kufizuese po rivendosen në disa pjesë të Evropës ndërsa po rritet frika nga një valë e dytë e infektimeve me koronavirus. Vendet evropiane ishin ndër më të goditurat në muajt mars dhe prill, duke nxitur masa të rrepta kufizuese për të kontrolluar përhapjen e sëmundjes. Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës, Henry Ridgwell nga Londra, disa shkencëtarë thonë se masat u hoqën shumë shpejt dhe paralajmërojnë për një periudhë vendimesh të vështira.

Një test i koronavirusit mund të jetë një përvojë e dhimbshme. Por për Emma Gayan, banore e Katalonjës me COVID-19 dhe të tjerë në këtë rajon të Spanjës, ka një burim ankthi edhe më të madh.

“Trishtohem kur mendoj mund të kthehemi përsëri atje ku filluam. E dhimbshme. Mendoj që për një farë kohe po vepronim siç duhej, tani nuk e di “, thotë Emma Gaya.

Katalonja ka qenë në qendër të një ringjalljeje të infeksioneve me koronavirus. Kufizimet e lëvizjes janë lehtësuar në fundjavë, por disa vende kanë vendosur masat e karantinës për ata që udhëtojnë në Spanjë.

Belgjika dhe Luksemburgu po përballen me ripërhapjen e virusit dhe qyteti belg i Antwerpit është shndërruar në një qendër shpërthimi të infektimeve.

“Jam pak i vjetër dhe kam frikë“, thotë Jozef Verberckmoes, banor i Antwerpit.

“Njerëzit kanë më shumë frikë të dalin në rrugë“, thotë ndërkaq banorja e këtij qyteti Ellen Bovre.

Zyrtarët lokalë thonë se qeveria hoqi kufizimet shumë shpejt në muajin maj – duke injoruar pikat e nxehta si Antwerpi.

Profesori i Universitetit të Antwerpit, Pierre Van Damme, thotë që “nëse nuk e respekton distancën fizike, infeksioni shpërndahet shumë shpejt. Dhe sërish kjo kërkon masa të rrepta për të rivendosur kontrollin“.

Masat e tilla janë rivendosur në pjesë të Britanisë së Veriut, ndërsa shkalla e infeksioneve po rritet – me rreth 4 mijë e 900 infeksione të reja në ditë në të gjithë vendin.

Doktor Peter Drobac, nga Universiteti i Oxford-it thotë se veprimi i hershëm është thelbësor.

“Nëse vendet janë duke reaguar, duke ngadalësuar rihapjen e tyre, duke bërë ndryshime që synojnë frenimin e përhapjes së virusit, shpresojmë se ne mund t’i mbajmë gjërat në kontroll“, thotë ai.

Një lehtësim më i gjerë i masave të kufizimit në gjithë Britaninë është pezulluar, ndërsa teatrot janë detyruar të qëndrojnë të mbyllur.

“Do të duhet të bëjmë zgjedhje të vështira si shoqëri për gjërat që vlerësojmë më shumë. Nëse për shembull, përparësia jonë është që fëmijët të kthehen në shkollë në shtator, kjo mund të nënkuptojë që ne me të vërtetë nuk duam të kemi njerëz në bare dhe restorante të mbyllura“, thotë doktor Peter Drobac.

Në disa pjesë të Evropës, përfshirë Greqinë dhe Italinë, shkalla e infektimeve mbetet e ulët dhe turistët po kthehen.

“Koronavirusi nuk është diçka që na shqetëson shumë. Ne kryesisht presim që të pushojmë dhe të çlodhemi”, thotë Thanassis Yanellis, një turist nga Athina.

Gjermania ka shënuar po ashtu një rritje infeksionesh. Në Berlin, rreth 20-mijë njerëz u mblodhën për të protestuar kundër masave kufizuese të shtunën. Autoritetet po përndjekin organizatorët e protestës për shkeljen e rregullave të higjienës dhe distancës sociale.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article COVID-19/ U kthyen pak ditë më parë nga Greqia, konfirmohen dy raste pozitive në Sarandë
Previous article PANDEMIA "SHTRËNGON" KUSHTET E KREDITIMIT/ BSH: Bankat po tregohen të kujdesshme

Delo.autor

Postime të ngjashme

"NATO MBULOI BOSHLLËQET E LËNA NGA SHBA"/ Trump paralajmëron masa ndaj aleatëve që nuk përmbushin objektivat Botë

"NATO MBULOI BOSHLLËQET E LËNA NGA SHBA"/ Trump paralajmëron masa ndaj aleatëve që nuk përmbushin objektivat

ALARM I NATO/ Rutte: Rusia, një kërcënim afatgjatë edhe pas luftës Botë

ALARM I NATO/ Rutte: Rusia, një kërcënim afatgjatë edhe pas luftës

SFIDË PËR ZELENSKYN? Raportet e fundit: Ish-komandanti i përgjithshëm i Ukrainës do të kandidojë për president Botë

SFIDË PËR ZELENSKYN? Raportet e fundit: Ish-komandanti i përgjithshëm i Ukrainës do të kandidojë për president

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT