Teksa çdo ditë thellohet numri i viktimave nga koronavirusi apo dhe numri i të infekstuarve, një lajm i mirë vjen nga Tailanda. Mësohet se një foshnjë, vetëm 1 muajshe, që ishte dhe i infektuari më i ri, është shëruar nga COVID-19.
Mediat e huaja raportojnë se në rastin e foshnjës doktorët përdorën katër antiviralë për ta shëruar. “Strategjia e përdorur për të trajtuar këtë fëmijë ishte duke e kuruar atë për 10 ditë me radhë. E kontrollonim çdo ditë dhe pas 3 ditësh filluan përmirësimet”- tha për Reuters Visal Moolasart, mjek infeksionist në Insitutin e Sëmundjeve Infektive në Bangkok.
Aktualisht në Tailandë ka 2 mijë e 826 të prekur nga virusi vdekjeprurës, ndëkohë që janë regjistruar 49 viktima.
(BalkanWeb)


