• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 3 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

3 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
KORONAVIRUSI/ Flet epidemiologu: Shqipëria i ka kapacitetet për të përballuar situatën
Home
Sociale

KORONAVIRUSI/ Flet epidemiologu: Shqipëria i ka kapacitetet për të përballuar situatën

17 March, 2020 F.autor Aktualitet, Sociale

Epidemiologu dhe doktori i shkencave, Enver Roshi, shprehet i bindur se Shqipëria i ka kapacitetet për të përballuar situatën e krijuar nga koronavirusi.

“Nëse shikojmë shifrat italiane, 20% kanë pasur nevojë për shtrim, ndërsa 10% kanë pasur nevojë për reanimacion. Unë besoj se me masat e marra, Shqipëria i ka kapacitetet për të përballuar pacientët që duan shërbim në reanimacion. Nëse respektohen me rigorozitet masat nga qytetarët, situata do të përballohet. Nëse jo, sistemi do të kalojë në kolaps, siç i ndodhi edhe një vendi të zhvilluar si Italia”, theksoi Roshi në intervistë për A2.

Sipas epidemiologut, masat e rrepta për lëvizjen e lirë duhen respektuar pasi “nëse nuk ke kontakt me burimin e infeksionit, virusi nuk merret”.

Gjithashtu, Roshi nënvizoi se nuk duhet të kemi frikë nga skenari italian pasi “kemi moshë më të re mesatare sesa ajo e Italisë, vetëm 13% janë persona të moshës së tretë në Shqipëri, në krahasim me 25% në Itali”.

Kur u pyet se sa mund të jetë numri i të prekurve në vendin tonë nga Covid-19, Roshi deklaroi: “Numri total i të prekurve presim që të mos kalojë, sipas mendimit tim, 150-200 raste. Por, masat e marra duhet t’i zbatojmë rigorozisht që të mos e humbasim ndeshjen në minutën e fundit. Që nga rasti i parë në Kinë në dhjetor 2019 dhe përhapja e saj jashtë Kinës, mendoj se shpallja e pandemisë duhet të ishte bërë më parë nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH). Izolimi në kohë do të bënte të mundur që ne të mos përballeshim me situatën e sotme. Duhej bërë bllokimi i daljeve nga Kina që kur dolën rastet e para. Por, masat që tashmë kemi marrë do të bëjnë që personat që do të kenë nevojë për trajtim intensiv të jenë më pak”.

“Pritet që piku i epidemisë të jetë në këtë 10-ditësh dhe më pas do të jetë një kurbë në ulje e epidemisë. Shifra 51 është e pranueshme për mendimin tim, edhe pse pritet një rritje e rasteve në ditët në vijim”, shtoi Roshi.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KORONAVIRUSI/ Autoriteti Ushqimit Europian: Nuk ka prova që ushqimi është burim transmetimi
Previous article AMBASADORJA AMERIKANE NË KARANTINË/ Sistemon librat dhe pikturat në shtëpinë e saj të re (FOTOT)

F.autor

Postime të ngjashme

VKM/ Miratohen procedurat e reja për vendosjen e fëmijëve në kujdes alternativ në familje Aktualitet

VKM/ Miratohen procedurat e reja për vendosjen e fëmijëve në kujdes alternativ në familje

"DUAM 50 MILIONË LEKË, OSE..."/ Kërcënim me eksploziv në Dibër, biznesmenit iu dërgua kërkesa me një kuti picash, policia nis hetimet: Do të hedhim në erë Aktualitet

"DUAM 50 MILIONË LEKË, OSE..."/ Kërcënim me eksploziv në Dibër, biznesmenit iu dërgua kërkesa me një kuti picash, policia nis hetimet: Do të hedhim në erë

ZJARR I MADH NË BILAJ TË FUSHË-KRUJËS/ Flakët i afrohen banesave, era favorizon përhapjen Aktualitet

ZJARR I MADH NË BILAJ TË FUSHË-KRUJËS/ Flakët i afrohen banesave, era favorizon përhapjen

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT