• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KORONAVIRUSI/ Fillojnë provat klinike të një vaksine të dytë në SHBA kundër COVID-19
Home
Nderkombetare

KORONAVIRUSI/ Fillojnë provat klinike të një vaksine të dytë në SHBA kundër COVID-19

9 April, 2020 k.autor Botë, Nderkombetare

Studiuesit amerikanë kanë nisur një tjetër provë të një vaksine eksperimentale për COVID-19, duke përdorur injeksion në lëkurë dhe jo si zakonisht në muskul.

Një prej personave që iu nënshtrua testit në Kansas City, të shtetit Mizuri, të mërkurën, tha s e ai ishte shumë i lehtë, njësoj si testet e injeksioneve për alergji.

“Është prova më e rëndësishme që kemi bërë ndonjëherë,” tha më pas Dr. John Ervin, nga Qendra për Kërkime Farmaceutike për agjencinë Associated Press.

“Njerëzit po mbajnë radhën për të qënë pjesë e kësaj prove.”

Eksperimenti, që përdor një vaksinë të prodhuar nga Inovio Pharmaceuticals, është pjesë e një përpjekje globale për të gjetur mbrojtjen aq shumë të nevojshme kundër një virusi që ka shkaktuar një ndërprerje të aktivitetit ekonomik dhe që po i detyron njerëzit të qëndrojnë në ambiente të mbyllura, ndërsa vendet përpiqen të frenojnë përhapjen.

Një tjetër vaksinë filloi testimin e sigurisë tek njerëzit muajin e kaluar në Siatëll, e krijuar nga Instituti Kombëtar i Shëndetit. Rreth dy të tretat e pjesëmarrësve të këtij studimi kanë marrë dozën e parë, të dy të tillave.

Kompania Inovio pritet të testojë dy doza të vaksinës së saj, të quajtur INO-4800, në 40 vullnetarë të shëndetshëm në laboratorin kërkimor në Kansas City dhe Universitetin e Pensilvanisë. Inovio është duke punuar me studiuesit kinezë për të filluar së shpejti një studim të ngjashëm në atë vend.

Këto studime të fazës së hershme janë një hap i parë për të parë nëse një vaksinë shfaqet mjaft e sigurt për teste më të mëdha të nevojshme për të vërtetuar efektshmërinë ndaj virusit. Edhe nëse hulumtimi shkon mirë, do të duhet një vit që vaksina të prodhohet për përdorim masiv.

Dhjetra vaksina të mundshme janë duke u eksperimentuar në laboratorë në të gjithë botën, dhe pritet të fillojnë testet e para gjatë disa muajve të ardhshëm.

“Gjëja e mirë është se ne kemi një mori kandidatësh,” tha Dr. Anthony Fauci, shefi i sëmundjeve infektive të Instituteve Kombëtare të Shëndetit (NIH), gjatë një podcast-i për Gazetën e Shoqatës Mjekësore Amerikane të mërkurën.

Shumica e vaksinave në zhvillim kanë të njëjtin objektiv: të godasin një proteinë që mbron sipërfaqen e virusit dhe e ndihmon atë të pushtojë qelizat njerëzore.

Studiuesit e firmps Inovios paketuan një pjesë të kodit gjenetik të virusit brenda një pjese të ADN-së sintetike. Injektuar në vaksinë, qelizat veprojnë si një mini-fabrikë për të prodhuar kopje të proteinave të padëmshme. Sistemi imunitar prodhon antitrupa mbrojtës kundër tyre – të nevojshme nëse virusi i vërtetë vjen ndonjëherë për të sulmuar.

Vaksinat me ADN janë një teknologji e re.

Kandidati për vaksina i NIH, prodhuar nga Moderna Inc., funksionon në mënyrë të ngjashme, përveç se përdor një lloj kodi gjenetik të quajtur ARN dhe injektohet më thellë – në muskul.

Asnjëra nga dy vaksinat e mundshme nuk përdorin virusin aktual, që do të thotë se nuk ka shanse që vullnetarët të infektohen nga vaksinat.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KORONAVIRUSI/ Lajm i mirë, Shqipëria mbushi 3 ditë pa asnjë vdekje nga COVID-19
Previous article KORONAVIRUSI SHUAN MËSUESIN SHQIPTAR NË SHBA/ Vajza e tij: Mos lejoni që t’ju infektojë ky virus i mallkuar, ruani familjen

k.autor

Postime të ngjashme

NGA IRANI NË UKRAINË/ Si po e sfidon lufta asimetrike fuqinë ushtarake konvencionale Botë

NGA IRANI NË UKRAINË/ Si po e sfidon lufta asimetrike fuqinë ushtarake konvencionale

PAMJET VIRALE/ Trumpin e zë gjumi në Dhomën Ovale Botë

PAMJET VIRALE/ Trumpin e zë gjumi në Dhomën Ovale

IZRAELI DËRGON TRUPA NË AZERBAJXHAN/ Rritet tensioni në Lindjen e Mesme, reagon BE: Kemi rezerva, por jepini fund luftës Botë

IZRAELI DËRGON TRUPA NË AZERBAJXHAN/ Rritet tensioni në Lindjen e Mesme, reagon BE: Kemi rezerva, por jepini fund luftës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT