Me 9 rastet e sotme në rrethin e Krujës janë 113 persona aktivë me covid-19. Të prekurit nuk janë të ndarë me vatra por punonjës të dy fasonerive në qytetin e Krujës, që janë mbyllur, në distributor karburanti, tek hipoteka, si dhe ka shumë shtëpiake e pensionistë.
Në këtë numër të prekurish është e pamundur të bëhet gjurmimi i infektimit por janë klasifikuar si infektim komunitar pra shumicës së rasteve nuk i dihet origjina.
Të gjithë të prekurit dhe kontaktet e tyre janë të karantinuar nëpër banesa, 2 fasoneritë janë mbyllur puna ndërsa në distributorin e karburantit janë izoluar dy punonjësit e prekur.
Hipoteka punon me shërbime të kufizuara, është bërë dezinfektimi i saj dhe po punojnë vetëm personat që nuk kanë pasur kontakt me personin e prekur.