• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
KORONAVIRUSI/ Epidemiologu: Rritja e temperaturave dhe e lagështisë ul koeficientin e infektimit nga COVID-19
Home
Sociale

KORONAVIRUSI/ Epidemiologu: Rritja e temperaturave dhe e lagështisë ul koeficientin e infektimit nga COVID-19

15 May, 2020 Delo.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Mjeku epidemiolog Ilir Alimehmeti e cilëson një lloj ilaçi, kure stinën e verës për koronavirusin e ri COVID-19. Në një lidhje ‘skype’ në News24, Alimehmeti bëri apel për respektimin e masave dhe evitimin e grumbullimeve. Ai tha se deri tani Shqipëria është në një situatë të mirë duke iu referuar shifrave zyrtare.

“Grumbullimet e njerëzve janë me shumë risk. 90% e rasteve me COVID janë kontakteve të personave të prekur më parë.

Rritja thjesht e numrave, rasteve të reja por kapaciteti spitalor mbetet njësoj, është e qëndrueshme gjendja në spitale do të thotë që ne jemi relativisht të qetë. Nuk kemi vdekje. Kemi vetëm 3% të shtretërve të zënë, kemi kapacitet 97%. Jemi shumë mirë nga ky drejtim. Sëmundje të llojeve të ndryshme kalojnë në popullatë por bëhen serioze në momentin që kanë nevojë për kujdes spitalor apo intensiv”, deklaroi Alimehmeti.

Sa i përket hapjes së kufijve, ai tha se sipas direktivave të BE hapja mund të bëhet mes vendeve që kanë një situatë epidemiologjike të ngjashme.
“Hapja e kufijve sipas direktivave të BE duhet të bëhet mes vendeve që kanë një situatë të ngjashme. Situata epidemiologjike është e ngjashme me shtetet që na rrethojnë, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, me shtetet që jemi në kontakt direkt, kemi një ngjashmëri dhe risku nuk duket i lartë. Italia është shumë lartë. Serbia nuk është aq lartë, në Ballkan është më keq por i gjithë Ballkani është mirë”, tha ai.

Alimehmeti tha se rritja e temperaturave ul koeficientin e infektimit me COVID-19.
“Çdo rritje e temperaturës e ul me 3.8% koeficientin R dhe çdo përqindje lagështie e ul me 2.4% që do të thotë stina e verës është një ilaç por nuk e zhduk krejtësisht. Nëpër ambiente të jashtme, në sipërfaqe inerte është gjetur por është i paaftë për të infektuar njerëzit. Gjatë verës duhet të jemi relativisht të qetë por kyçi është evitimi i grumbullimeve”, tha ai.

Në lidhje me hapjen e bareve e restoranteve, Alimehmeti këshilloi të shmangen vendet ku ka mbipopullime.
“Gjithkush e sheh se sa njerëz ka një ambient. Nëse numri i personave është i qartë dhe shkon në linjë me predispozitat ligjore rreziku minimal. Nëse ambienti është i mbipopulluar duhet evituar”, tha ai.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PAMJET/ Ambasadorja e SHBA takim kokë më kokë dy orë me Ramën
Previous article U INFEKTUA NË KRYE TË DETYRËS/ Rrëfehet infermierja nga Shkodra që ia doli të mposhtë COVID-19 bashkë me të birin

Delo.autor

Postime të ngjashme

PAS PROTESTAVE TË DHUNSHME NË TIRANË/ Rama hap garën për rinovimin e institucioneve! Urdhër ministrave t'u kërkojnë dorëheqjet drejtorëve Breaking News

PAS PROTESTAVE TË DHUNSHME NË TIRANË/ Rama hap garën për rinovimin e institucioneve! Urdhër ministrave t'u kërkojnë dorëheqjet drejtorëve

PROCESI I BERLINIT NË BUDVA/ Rama: Shqipëria me tregues pozitivë. Merz: Zgjerimi duhet të vazhdojë Breaking News

PROCESI I BERLINIT NË BUDVA/ Rama: Shqipëria me tregues pozitivë. Merz: Zgjerimi duhet të vazhdojë

SPAK GODET PASURITË E LIDHURA ME GRUPET KRIMINALE/ Sekuestron 77 mln lekë dhe 25 automjete Aktualitet

SPAK GODET PASURITË E LIDHURA ME GRUPET KRIMINALE/ Sekuestron 77 mln lekë dhe 25 automjete

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT