• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 16 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

16 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KORONAVIRUSI/ Epidemiologu që hartoi modelin suedez për Covid-19: Mbyllja e kufijve qesharake
Home
Nderkombetare

KORONAVIRUSI/ Epidemiologu që hartoi modelin suedez për Covid-19: Mbyllja e kufijve qesharake

22 April, 2020 Delo.autor Botë, Nderkombetare

Ndërsa shumica e Evropës vendosi kufizime të mëdha në jetën publike muajin e kaluar për të frenuar përhapjen e koronavirusit, vetëm një shtet nuk ndërmori masa, Suedia.

Suedia nuk bllokoi vendin nuk imponoi politika të rrepta të distancimit social.

Përkundrazi, ajo pati besim te qytetarët, këshilloi të moshuarit të shmangin kontaktin shoqëror dhe rekomandoi që njerëzit të punojnë nga shtëpia, të lajnë duart rregullisht dhe të shmangin udhëtimet jo thelbësore.

Por kufijtë dhe shkollat për nën-16 vjeç mbeten të hapura ,ashtu edhe bizneset, përfshirë baret dhe restorantet.

Kjo qasje e Suedisë në lidhje me Covid-19 ka marrë mjaft kritika. Midis kritikëve javën e kaluar ishin 22 shkencëtarë që raportuan në gazetën Dagens Nyheter, se autoritetet shëndetësore suedeze kishin dështuar dhe u bënë thirrje politikanëve të marrin masa më të rrepta menjëherë.

Ata paralajmëruan për një numër të madh vdekjesh në shtëpi pleqsh. Personi që qëndron pas modelit suedez është Anders Tegnell, një epidemiolog në Agjencinë suedeze të Shëndetit Publik. Ai shpjegoi për revistën Nature pse zgjodhi këtë qasje.

“Unë mendoj se publiciteti i mjaftueshëm ka theksuar se sa unike është qasja jonë. Ashtu si në vendet e tjera, qëllimi ynë është të rrafshojmë kurbën dhe të ngadalësojmë përhapjen e virusit sa më shumë që të jetë e mundur, përndryshe sistemi ynë shëndetësor dhe e gjithë shoqëria jonë do të kërcënohet. Karantina mund të konsiderohet për njerëz ose hapësira të vogla, të tilla si një shkollë ose hotel. Por ligjërisht nuk mund të karantinojmë një zonë gjeografike.

Sipas mendimit tim, mbyllja e kufijve dhe qyteteve, asnjë prej tyre nuk ka një bazë shkencore historike. Mbyllja e kufijve, për mendimin tim, është qesharake, sepse COVID-19 tani ekziston në çdo vend evropian. Ne jemi më të shqetësuar për përhapjen e saj brenda Suedisë”, u shpreh Tegnell.

Deri më tani në Suedi janë shënuar 1,937 të vdekur nga Covid-19 dhe janë regjistruar 16,004 të infektuar.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "HAPJA GRADUALE MINIMUMI ÇDO DY JAVË"! Manastirliu: Nga java tjetër do hapim disa biznese për të ndihmuar familjet
Previous article LEHTËSIMI I MASAVE/ Manastirliu prezanton planin e hapjes me 4 faza: Lëvizja do vazhdojë të jetë e kufizuar

Delo.autor

Postime të ngjashme

HAPJA E NGUSHTICËS SË HORMUZIT/ Irani paralajmëron tarifa për anijet Botë

HAPJA E NGUSHTICËS SË HORMUZIT/ Irani paralajmëron tarifa për anijet

TMERR NË BRITANINË E MADHE/ Çifti dënohet për vdekjen e foshnjes 13-muajshe që e kishin birësuar Botë

TMERR NË BRITANINË E MADHE/ Çifti dënohet për vdekjen e foshnjes 13-muajshe që e kishin birësuar

LAJM I MIRË PËR TREGJET E NAFTËS/ Trump: Hormuzi është i hapur, anijet po fillojnë të lëvizin Botë

LAJM I MIRË PËR TREGJET E NAFTËS/ Trump: Hormuzi është i hapur, anijet po fillojnë të lëvizin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT